×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kaq para do të marrin përfituesit e skemës sociale për tre muajt e ardhshëm

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë me asistencë sociale, përveç pagesës së rregullt do të marrin edhe asistencë tjetër sociale.

    Qeveria e vendit ka marrë vendim që për shkak të situatës me Coronavirus, për tre muajt e ardhshëm të kompensoj përfituesit e Skemës së Asistencës Sociale me dyfishin e shumës që marrin deri tani.

    Këtë e ka bërë të ditur për Front Online në një përgjigje me shkrim nga zyra për medie e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    “MPMS-ja  të gjitha këto familje do t’i kompensoj për tre muajt e ardhshëm (tetor, nëntor, dhjetor) me dyfishin e shumës që kanë marr deri tani”, kanë thënë ata për Front Online.

    Nga ky vendim do të përfitojnë 24 mijë e 496 familje me gjithsej 98 mijë e 990 anëtarë.

    “Aktualisht përfitues në Skemën e Asistencës Sociale janë 24 mijë e 496 familje, me 98 mijë e 990 anëtarë të familjes”, është bërë e ditur tutje në përgjigje.

    Në përgjigjen e dhënë për Front Online, thuhet se nëse familja një anëtarësh që ka marrë 60 euro për një muaj do të marr 120 euro për 3 muajt që do të kompensohen nga Qeveria.

    “Nëse një familje një anëtarësh ka marr 60 euro për një muaj gjatë tre muajve të ardhshëm do të marr 120 euro, ose një familje 15 anëtarësh që merr 180 euro për një muaj, gjatë këtyre tre muajve do marr 360 euro”, thuhet në përgjigje.

     

    Reagon “Hendikosi”, nuk përfshihen në shtesat për tre muajt e ardhshëm

    Përveç kësaj kategorie,  në Kosovë janë edhe kategori të tjera të cilat marrin pensione nga buxheti i shtetit, por të cilat nuk kanë janë përfshirë në shtesat për shkak të situatës me Coronavirus.

    I kontaktuar nga Front Online  Afrim Maliqi nga shoqata “Hendikos” ka thënë se nuk janë përfshirë në shtesat e Qeverisë edhe pse është dashur që të përfshihen edhe ata.

    “Ne së pari nuk është dashur të bëjmë  kërkesë fare, sepse  nuk ka nevojë që të bëjmë kërkesa. Ata duhet vet ministria është dashur me i kompensu  njëjtë sikurse skemat sociale, është dashur me u përfshi edhe grupet e tjera në veçanti grupet që i marrin nën 100 euro si mbështetje financiare”, ka thënë ai.

    Maliqi ka treguar se Qeveria “Kurti” i ka kompensuar edhe ata në Pakon Emergjente por që Qeveria aktuale Hoti nuk e ka vazhduar këtë pavarësisht gjendjes së rënduar të tyre.

    “Qeveria e kaluar për 3 muaj i ka përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuar, është dashtë prapë që të vazhdojë kjo por s’ka vazhduar”, ka thënë Maliqi.

    Ai shprehet se nuk e di arsyen pse nuk janë të përfshirë në këto shtesa.

    “Nuk e di arsyen pse nuk ka vazhduar, ndoshta është edhe tek buxheti nuk e di arsyen pse”, është shprehur më tutje ai.

    Këta janë përfituesit e skememave pensionale në Kosovë 

    MMPS për Front Online ka dhënë detaje edhe për përfituesit e pensioneve dhe skemave pensionale të të gjitha kategorive në vend.

    Pensioni Bazik:  142 058 pensionistë;

    Pensioni Kontributiv: 49 541përfitues;

    Pensioni për  persona me aftësi të kufizuara (PPAK)  18 565 përfitues;

    Pensioni i parakohshëm  të minatorëve të minierave në Kosovë dhe  Kompleksi “Trepça”: 2 390 përfitues;

    Pensioni për  pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK)  1 145 përfitues;

    Pensioni për  pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) : 581 përfitues;

    Zbatimi i Ligjit 04/L-092 për Persona të Verbër: 1 915 përfitues;

    Skema e pensioneve invalidore të punës: 87 përfitues;

    Skema e pensioneve familjare: 3 630 përfitues;

    Skema për kompensimin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik: 2 891përfitues dhe

    Skema për kompensimin e punëtorëve te arsimit nga viti  shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99:  11 378 përfitues.

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Ekonomi26 Mars 2024
    Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore. Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për...
    Ekonomi26 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave që ka publikuar...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e fundit janë “befasuar” nga faturat për energjinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në...
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.