×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatja e AAK-së: Meliza Haradinaj u bë deputete duke manipuluar me vota në QNR

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Meliza Haradinaj kishte rezultuar të këtë fituar 3715 vota, kur në QNR të KQZ-së, më 26 shkurt 2021, ishin përllogaritur votat e kandidatëve të AAK-së për deputetë, bazuar në formularët e parë FRK të rezultateve zgjedhore të 14 shkurtit.

    Këto vota, asaj  nuk i jepnin asnjë shanse që të behej deputete , duke qenë edhe larg në renditje për tu bërë pjesë e grupit të ri parlamentar të AAK-së që do të përbehet nga vetëm 3 gra, nga gjethej 8 deputetë.

    Por, brenda një javë, rezultati për Ministren e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj, ndryshoi në favor të saj në një mënyrë tepër të dyshimtë, e që mund të përbejë edhe elemente për hetim penal nga Prokuroria e Shtetit.

    Sipas rezultateve finale të publikuara sot nga KQZ-ja, Meliza Haradinaj-Stublla, rezulton se për një javë i janë shtuar në mënyrë të dyshimtë hiq më pak se 709 vota në QNR. Sipas rezultateve finale, Haradinaj gjatë procesit të rinumërimit të rreth 500 vendvotimeve në Kosovë, votave me kusht dhe atyre të diasporës, në të tri proceset ka marrë çdo herë 1/3-en e votave të partisë, gjë që rezultatet tregojnë se një gjë të tillë nuk kanë arritur ta bëjnë as lideri i partisë Ramush Haradinaj, dhe vëllai i tij Dauti, që po ashtu është i dyti më i votuari në AAK.

    E për këtë rast, në PZAP, të enjten, ankesë ka dërguar Florentina Gjergjaj, kandidatja e AAK-së që sipas formularëve të parë FRK kishte fituar mandatin që sot KQZ-ja ia dha Haradinajt, duke qenë fiks 150 vota në epërsi të ministres në detyrë, e cila radhitej dy vende më poshtë sesa Gjergjaj për nga numri i votave.

    Në ankesën e Gjergjajt, të cilën e ka siguruar Gazeta Metro, ajo kërkon që të rinumërohen votat e saj, të Meliza Haradinajt dhe kandidates tjetër të AAK-së Albana Bytyqi.

    Sipas Gjergjajt, Haradinaj duke qenë Ministre në detyrë ka përdoruar ndikimin e saj tek personat përgjegjës në QNR, për të manipuluar rezultatin zgjedhorë në favor të saj, duke e dëmtuar Gjergjajn.

    Ajo potencon faktin se si gjatë gjithë procesit të rinumërimit, numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës, ka qenë kandidatja Meliza Haradinaj e vetmja që ka lëvizur me të madhe renditjen dhe shifrën e votave, derisa të gjithë kandidatët tjerë kanë ruajtur renditjen e njëjtë, ndërsa vetëm Gjergjaj është paraqitur në rezultate tjera më dobët dhe aspak proporcionalisht me votat e kandidatëve tjerë.

    Për Florentina Gjergjajn, kandidaten e AAK-së nga Gjakova, është i çuditshëm dhe shumë i dyshimtë edhe fakti se si në rezultatet e 01.03.2021, të nxjerra nga QNR-ja, ajo dhe Meliza Haradinaj figurojnë me numër të barabartë të votave, pas numërimit të votave me kusht. Sipas dëshmive që Gjergjaj i pa bashkangjitur në PZAP, të gjithë kandidatët tjerë të AAK-së kanë patur ndryshime të vogla në shifra votash, sikurse edhe vetë ajo, për dallim nga Meliza Haradinaj e cila sipas atyre rezultateve është e vetmja që është ngritur dhe është pretenduar se ka fituar 1/3-en e votave me kusht që i kanë takuar AAK-së, gjë që as në këtë rast se ka arritur as lideri i partisë Ramush Haradinaj që ka qenë edhe bartës i listës.

     

     

     

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mendime të ndryshme sa i përket meritave për avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.