×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për deputet i VV-së i quan lajme të mira problemet shëndetësore të Thaçit dhe zgjatjen e paraburgimit

    FrontOnline
    18 Shkurt 2025

    Luan Gacaferi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, në një postim skandaloz të publikuar së fundi, u gëzohet problemeve shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë. Mes tjerash, ai e ka quajtur lajm të mirë edhe vazhdimin e paraburgimit.

    Hashim Thaçi mungoi sot në gjykimin në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe për këtë e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen, siç ka konfirmuar avokati i tij, Luka Misetiq.

    “As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush” – tha Mistiq.

    Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Gacaferi i njohur ndryshe edhe si “Luan fataliteti”, duke shprehur gëzimin e tij rreth kësaj, ka pyetur nëse ka lajme të tjera të mira.

    “A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën a jo!!!

    Thaqi për shkaqe shëndetsore nuk merr pjesë në seancën gjyqësore, ju vazhdohet paraburgimi, Tahiri se kalon pragun, Haki Abazi i merr veç 1 vota, Ardian Kastrati se kalon pragun, Pay Pali po lufton për jetë a vdekje me pragun, Zafir Berishës ja kishin vjedh hakerat votat……… Hajr e boft Zoti se tjetër s’don njeri çka me thonë!” – ka shkruar ai.

    Vlen të theksohet se Gacaferi, ishte komentuar shumë pasi në një shkrim kishte përdorur fjalën “fatalitet”, duke e pasur në mendje – bazuar në kontekstin e përdorimit – fjalën “natalitet”.

    Gacaferi ishte prezantuar si kandidat për deputet nga Albin Kurti gjatë një tubimi në Gjakovë. Ky para simpatizantëve të VV-së kishte thënë:

    “Unë po e filloj pak ma ndryshe prej tjerve. Maj men jam kan dikun në moshën 4-5 vjeçare po e ves babëgjyshin kur vjen pranvera te na në Kosovë, tha kur t’i sheh dallendyshet në qiell.

    Një ditë po më vet dikush prej familjes, tha kur ka me u ba mirë në Kosovë, thash në Kosovë bëhet mirë kur ta shihni Luanin t’u ardhë prej diaspores në Kosovë, edhe tjerët me Luanin”.

    Theksojmë se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në këto zgjedhje duke marrë 40.84 për qind apo 341 mijë e 672 vota.

    Nuk dihet nëse Gacaferi, ka marrë numrin e nevojshëm të votave për të fituar një ulëse në grupin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Ferizaj, konkretisht në...
    Lajme25 Mars 2025
    Në zemrën e natyrës së paprekur, buzë liqenit të mahnitshëm të Vermicës, ndodhet një perlë e fshehur e mikpritjes dhe luksit –...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka përfaqësuar Kosovën në Sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se marrëveshja që ka arritur kryeministri Albin Kurti në vitin 2023 dhe Statuti i Asociacionit i...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë për sulm dhe kanosje ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Luftërat, krizat dhe tendencat autoritare të qeverive po shkaktojnë shqetësim mes zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët përbëjnë një grup të...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në...
    Lajme25 Mars 2025
    “Një formë tjetër manipulimi” – kështu e sheh Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga fshati Fortesë vazhdoi për në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, ku mori pjesë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.