×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatët e PDK-së dhe LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Pa përfunduar ende numërimi i votave me kusht, atyre të diasporës dhe votave të personave me nevoja të veçanta, tashmë kanë dal emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvend.

    Nëse trendi i votave mbetet i njëjtë, grupi parlamentar i PDK-së për këtë legjislaturë do të përbehet nga: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Ardian Kastrati, Rashit Qalaj, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Abelard Tahiri, Bekim Haxhiu, Eliza Hoxha, Blerta Deliu Kodra, Ganimete Musliu, Adelina Grainca, Ariana Musliu Shoshi dhe Floreta Zejnullahu.

    PDK’ja mori rreth 17.41% të votave, e që përkthyer në deputetë i bie t’i ketë marrë 20 ulëse në Kuvend.

    Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

    Në krye të listës (pa votat e diaspores) është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Behgjet Pacolli, raporton Express.

    Kandidatët për deputet më të votuar nga LDK’ja është Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku që kanë marrë nga 25 mijë vota, ndërsa Anton Quni 12mijë vota.

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke i mbajtur...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk pati kuroum për votimin e themelimit të Komisionit Hetimor për...
    Lajme28 Mars 2024
    Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 Qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend. Shefi i grupit parlamentar të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, ku...
    Vip28 Mars 2024
    Ikona e hip-hopit Ledri Vula, njihet për karrierën e suksesshme muzikore. Ai është këngëtar i dashur dhe i pëlqyer në Kosovë dhe...
    Lajme28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.