[wp-story]

Lajme

Kamioni godet disa vetura në Gjilan

Kamioni godet disa vetura në Gjilan
16:22 | 06 Shtator 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në afërsi të bajës së Doberqanit, raporton Front Online.

Sipas lexuesve të Front Online, të cilët kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes shihet se një kamion i ka goditur disa vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dal  policia e rajonit të Gjilanit, por deri me tani nuk dihet se a ka të lënduar, apo vetëm dëme materiale.

Front Online, do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

 

 

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera