×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamenica planifikon të vendosë në Shtëpinë e Kulturës nxënësit e degës së muzikës

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Me një memorandum bashkëpunimi që është nënshkruar ndërmjet kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe kryetarit të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është hapur dega e shkollës së muzikës në Kamenicë.

    Nga zyrtarë komunal të Kamenicës është vlerësuar si sukses hapja e degës ngase sipas tyre nxënësit e Kamenicës do të vijojnë procesin mësimor në komunën e tyre pa pasur nevojë që të udhëtojnë në komunën e Gjilanit ku edhe gjendet shkolla amë.

    Mirëpo nxënësit, të cilët do të regjistrohen në këtë degë procesin mësimor do të vijojnë në Shtëpinë e Kulturës e cila gjendet në qytetin e Kamenicës. Komuna nuk ka planifikuar që këta nxënës të vendosen në ndonjë objekt shkollor.

    Drejtori i arsimit në komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, deklaron se ata kishin hapur këtë degë pasi për këtë kishte kërkesë dhe insistim nga qeverisja komunale e Kamenicës. Ai deklaron se pagat e mësimdhënësve do të mbulohen nga buxheti komunal i Gjilanit. Thotë se regjistrimi i nxënësve në degën e shkollës së Kamenicës ende është aktiv.

    “Nxënësit nuk i kanë pasur informatat e nevojshme që do të hapet dega në Kamenicë dhe për këtë arsye u kemi dhënë afat shtesë për regjistrim dhe procesi nuk ka përfunduar. Kamenica e ka kërkuar që të hapet kjo degë dhe ne e kemi aprovuar kërkesën e tyre. Ata e kanë caktuar objektin që është shtëpia e kulturës në një hapësirë brenda saj”, ka thënë ai.

    Drejtori i shkollës së muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi deklaron se sigurimi i hapësirave për nxënësit tani është përgjegjësi e komunës së Kamenicës.

    “Kjo çështje është në domenin e Drejtorisë komunale të arsimit në Kamenicë. Mësimi është planifikuar të realizohet në ambientet e shtëpisë së kulturës”, ka thënë Jakupi.

    Për këtë planifikim të komunës nuk kanë informata këshilltarët komunalë të cilët akuzojnë komunën se po rezervohet në sqarimet që kanë të bëjnë me sektorin e arsimit.

    Këshilltarja komunale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Hoxha-Krasniqi deklaron se nxënësit duhet të vendosen në ndonjë objekt shkollor dhe se ata do të kërkojnë sqarime se për cilat arsye është menduar që procesi mësimor të mbahet në shtëpinë e kulturës.

    “Ajo paralele e shkollës nuk është formuar nga një OJQ-ë dhe në rrethana normale është dashur që të vendoseshin në objekte shkollore. Nuk kam informata përse është menduar një formë e tillë. Si subjekt politik do të kërkojmë një përgjigje pse një gjë e tillë me ndodh përse në shtëpi të kulturës dhe me na dhanë një sqarim dhe nëse vërtet është më mirë cilat janë premisat që aty do të ketë hapësira të cilat do të jenë të përshtatshme për mbajtjen e procesit mësimor”, ka thënë ajo.

    Koha ka kontaktuar edhe me drejtoreshën e arsimit në Kamenicë, Mirhane Morina mirëpo e njëjta nuk i është përgjigjur interesimit të mediumit.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht....
    Lajme16 Mars 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një...
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, në Spitalin e Shtipit kanë kërkuar ndihmë rreth 40 të lënduar, kryesisht me lëndime...
    Lajme16 Mars 2025
    Ushtarët e KFOR-it po i vazhdojnë përgatitjet e nevojshme për të qenë të gatshëm të reagojnë në situata të ndryshme. Së fundmi,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në mesin e viktimave në tragjedinë e Koçanit janë edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.