×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamenica ndan 10 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore, ankohen banorët

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Kamenica ka probleme të mëdha me infrastrukturën nëntokësore. Por për rregullimin e kësaj infrastrukture nga buxheti komunal janë ndarë vetëm 10 mijë euro.

    Nga buxheti i komunës, këtë vit parashihen të shpenzohen vetëm 407 mijë euro për investime kapitale. Nga kjo shumë 10 mijë euro janë ndarë për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore.

    Përqindja më e madhe e buxhetit komunal prej 9 milionë eurosh do të shpenzohet për paga dhe mëditje e në kategori të tjera, raporton KOHA.

    Por banorët e ndërtesave kolektive të cilët jetojnë në lagjen “Qendra” janë ankuar se janë duke u neglizhuar kërkesat e banorëve për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore.

    Ata thanë se pas çdo reshje shiu, podrumet e këtyre ndërtesave vërshohen nga uji. Kërkojnë nga komuna zgjidhje, teksa për këtë problem thonë të kenë njoftuar edhe kompaninë regjionale të ujësjellësit “Hidromorava”.

    Ndërkaq banorët në lagjen “Malësia” ankohen se kanë probleme me rrjetin e kanalizimit, i cili nuk i përçon ujërat e zeza të cilat po dalin më pas në sipërfaqe.

    Kurse pushteti komunal në Kamenicë pranon se ka ndarë buxhet të vogël për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore, ndonëse Komuna do të ndihmohet nga organizata të tjera. Përfaqësuesi i komunës, Meriton Ramabaja, në një përgjigje me shkrim ka deklaruar se në lagjen “Malësia” do të ketë investime për trajtimin e ujërave atmosferikë. Ai shtoi se në këtë komunë do të ketë investime në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit që është ndërrimi i gypave të azbestit, projekt i cili zbatohet nga CDI-ja zvicerane, derisa do të trajtohen edhe ujërat e zeza në një fshat.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka bërë të ditur se vëzhguesit...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në Drenas PDK fitoi bindshëm në këto zgjedhje nacionale. PDK fitoi 19014 vota apo 74.62% të votave në këtë qytet. Tashmë në...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Ditë më parë u publikua një bisedë personale mes gazetarit Berat Buzhala dhe politikanit Petrit Selimi, ku diskutohej për formimin e qeverisë...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Në mesazhin e tij për Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka theksuar se marrëdhëniet...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it po zhvillon rregullisht trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave, në kampin e NovoSellës për të ruajtur...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në pesë komuna dhe po vazhdon tani në...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familje Kërveshi për vdekjen e poetit, Muhamed Kërveshi. Haradinaj tha se Kërveshi ishte...
    Sport14 Shkurt 2025
    Në fillim të kësaj jave u raportua se Real Madridi kishte thirrur agjentët e Vinicius Junior për të zbuluar kërkesat e tyre...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.