×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamenica dhe HANDIKOS shpërndajnë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Komuna e Kamenicës së bashku më HANDIKOS, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta.Gjatë shpërndarjes së dhuratave të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, Drejtori i HANDIKOS në Prishtinë, Afrim Maliqi, Drejtoresha e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, si dhe bashkatdhetari ynë, Naim Korqa nga Amerika, i cili ishte donator i këtyre dhuratave.

    I pari i komunës Qëndron Kastrati, u shpreh entuziast për vullnetin e mirë të bashkëqytetarëve tanë, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kontribuojnë për shoqërinë tonë.

    “Dhuratat e shpërndara për fëmijët me nevoja të veçanta, janë donacion nga bashkëqytetari ynë, Naim Korqa, i cili jeton në Amerikë. Me drejtoreshën e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina dhe drejtorin e HANDIKOS në Prishtinë, Afrim Maliqi, i gëzuam këta fëmijë falë vullnetit të mirë të njerëzve bujarë të Kamenicës. Krenar me kamenicasit ”, u shpreh mes tjerash Kastrati.Ndërsa drejtoresha e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, u shpreh falënderuese ndaj mikut të HADIKOS, Naim Korqa, i cili në këto kohë festash ka gëzuar fëmijët.“Falënderuese ndaj mikut tonë, Naim Korqa, për dhuratat e sjellura. Gjithashtu një falënderim i veçantë edhe për drejtorin e HANDIKOS në Prishtinë, Afrim Maliqi, si dhe Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, për bashkëpunimin e treguar. Këto dhurata sadopak i zbukuruan festat për këta fëmijë”, tha Morina.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me...
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Pas numërimit të më shumë se gjysmës së rezultateve të votimeve në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja ka filluar festën në Tetovë. Ata...
    Lajme25 Prill 2024
    Shtetet e fuqishme perëndimore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania i kanë kërkuar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.