×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kamberi: Vuçiq pësoi goditje, Asociacioni mbetet obligim ligjor për Kosovën

    Aulona Konjuhi
    02 Tetor 2023

    Kanë kaluar një javë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

    Disa ditë pas sulmit, në një konferencë për media, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

    Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit në një intervistë për Front Online ka folur Belgzim Kamberi nga Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”.

    Pas ngjarjes në Banjskë, sipas Kamberit, Vuciqi ka pësuar goditje politike, gjë që ka ndryshuar pozicionin e Serbisë.

     “Ka ndryshuar pozicioni i Serbisë dhe ngjarja e fundit ka qenë një goditje e jashtëzakonshme politike për Vuçiqin dhe pozicionin e Serbisë në dialog, ndonëse më herët e ka pasur më të volitshëm. Se a do të përfitojë Kosovë mbetet me u pa”, thotë Kamberi. 

    Ai ka kërkuar nga Qeveria që sulmi në veri të ketë hetim ndërkombëtar.

    “Dëshmitë që i kanë grumbulluar organet përgjegjëse t’ia dorëzojnë organizatave ndërkombëtare veçanërisht NATO-së dhe BE-së, në mënyrë që ato t’i ndihmojnë që të ketë një hetim më të plotë ndërkombëtar që të dëshmohet që ai sulm ka pas lidhje të drejtpërdrejtë me Beogradin”, tregoi Kamberi. 

    Kamberi: Sulmi në veri ka goditur dialogun Kosovë-Serbi

    Sipas Belgzim Kamberit nga Instituti për Politika Sociale pas ngjarjeve në veri dialogu ka marr goditje.

    Ai për Front Online thotë se ndërmjetësuesit nuk janë gati ta ndryshojnë përmbajtjen.

    “Kjo ngjarje e ka dhënë një goditje dialogut në Bruksel që ka qenë në fuqi, në bazë të ndërmjetësuesve nuk dukët që ka gatishmëri për ta ndryshuar përmbajtën e dialogut”, u shpreh Kamberi për Front Online. 

    Kamberi tha se Asociacioni është obligim ligjor, ka mbetur në fuqi për zbatim.

    Kështu duhet të veprojë Qeveria ‘Kurti’, sipas Kamberit lidhur me integrimin e serbeve në Kosovë.

    “Nëse vazhdon procesi aktual, Asociacioni mbetet në fuqi vetëm për zbatim. Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim ligjor në Kosovë sepse është miratuar nga Parlamenti.

    Qeveria do të duhej ta rris dinamizmin për integrimin e serbëve të Kosovës e veçanërisht atyre të veriut sepse nuk ka ndryshuar situata në këtë aspekt. Qeveria duhet të përfitojë nga një fitore politike që e ka marrë nga ngjarja e Banjskës në çështjen e integrimeve për serbët e Kosovës”, ka deklaruar ai. 

    “Kosova ta sensibilizoj NATO-n dhe BE-në që t’i largoj forcat ushtarake edhe në Luginën e Preshevës”

    Pas trazirave në veri, Serbia ka shtuar forca ushtarake në kufi me Kosovën. Kjo është kritikuar nga SHBA-të, që kanë kërkuar që të tërhiqen urgjentisht trupat serbe.

    Për këtë temë, ka folur për Front Online, Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale.

    Ai thotë se nuk është hera e parë që ndodhë kjo.

    “Serbia vazhdimisht i ka përforcuar njësitet e tyre ushtarake në kufi me Kosovën. Pas ndërhyrjes amerikane ata kanë reduktuar një numër të forcave të sigurisë rreth Kosovës”.

    Kamberi thotë se Beogradi nuk e ka kryer obligimin për largimin e forcave ushtarake edhe në Luginën e Preshevës.

    “Sa i përket Luginës së Preshevës ai militarizim vazhdon që nga 2001 edhe pse ka qenë obligim për Beogradin për t’i larguar forcat ushtarake, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ata kanë ndërtuar edhe dy baza të tjera. Kosova në këtë drejtim duhet t’i sensibilizoj NATO-n dhe BE-në ”, theksoi Kamberi.

    Kamberi: Shqipëria dhe Kosova mund ta unifikojnë faktorin politik shqiptar në Luginë për zgjedhjet Parlamentare në Serbi

    Më 17 dhjetor 2023 pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.

    Se a mund të presim unifikim të spektrit politik shqiptar atje, për Front Online ka folur Belgzim Kamberi.

    “Është pak e vështirë  dhe nëse do të realizohet. Kjo do të ishte lajm i mirë, gjë e cila mund të ndodh vetëm përmes një ndërmjetësimi apo lehtësimi nëse është e gatshme ta bëjë qeveria në Shqipëri apo në Kosovë, por nuk dihet edhe a do të mund ta bëjë edhe nëse ka gatishmëri që të ketë unifikim të spektrit politik shqiptar”, thotë ai.

    Vuçiqit do t’i dobësohet pushteti në Serbi

    Kjo është arsyeja, sipas Belgzim Kamberit, që presidentit të Serbisë do t’i dobësohet pushteti.

    “Vuçiqit mund t’i dobësohet pushteti më shumë. Një nga problemet në Serbi nuk është vetëm  opozita e dobët sepse kohëve të fundit me protesta ka një fuqizim të opozitës, por problemi kryesor është dallimet e thella që i ka opozita anti-Vuçiq në Serbi. Një opozitë të bashkuar të vetme kundër Vuçiqit është e pamundshme”, përfundoi Kamberi për Front Online.

    Qeveria e Kosovës i bëri thirrje të shtunën Serbisë t’i tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me të.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e ​fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës”, tha Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media.

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

    Ndërsa, Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën./FrontOnline/

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në një intervistë pas një kohe të gjatë, ka folur mbi lëvizjet politike në vend....
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar me rastin e 106-vjetorit të festës së Pavarësisë së Finlandës....
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti Ilir Deda ka folur për politikën kosovare në këto katër vjet, duke e konsideruar 14 shkurtin e vitit 2021 një datë që...
    Të tjera
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Kaderi ka pasur një bisedë të gjatë me konkurrenten tjetër të këtij formati, Edonën. Ajo ka...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby ka zhvilluar një bisedë me Edonën dhe Kaderin, në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Hyrja e banorit të ri në Big Brother VIP Kosova, Ardit, duket të ketë ndikuar mirë tek konkurrentja e tij, Shqipja. Në...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë sot miratuam Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare, e hartuar nga një grup pune...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Akoma zyrtarisht nuk ka kërkesë nga Suedia që Naim Murseli të gjykohet në shtetin e tyre. Emri i Naim Murselit në javën...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.