×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: Radojçiqi do të ketë fatin e Prigozhinit

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Sulmi terrorist në Kosovë ka ardhur për shkak të flirtimit të Perëndimit me nacionalizmin serb. Kështu u shpreh për Ditarin në A2 CNN deputeti shqiptar në kuvendin serb Shaip Kamberi. Sipas tij, sulmi i së dielës ku humbi jetën polici i Kosovës Afrim Bunjaku, nuk mund të organizohej nga qytetarët e pakënaqur me kryeministrin Kurti.

    “Beogradi jep informacione të rezervuara edhe në këtë situatë kur gjithçka është e artë ata duan ta fajësojnë Kosovën dhe kryeministrin Kurti. Është sulm klasik terrorist të një grupi të mirëarmatosur dhe gjithë ai arsenal është e pamundur të organizohet nga qytetarët e pakënaqur siç thotë presidenti Vuçiç nga dhuna e Kurtit. Një agresion i sërishëm në një vend që është në protektoratin e NATO-s”.

    Kamberi thotë se prej kohësh ka paralajmëruar për rrezikun serb në Ballkan, teksa fajëson perëndimin për flirtim me nacionalizmin serb. Sipas tij ambicia e Serbisë së madhe është toleruar nga Perëndimi.

    “Ka një kohë të gjatë që unë edhe në parlament dhe deklarime për rrezikun që po sjell për Ballkanin bota serbe. Ishte një situatë e një filtrimi të heshtur të perëndimit me këtë nacionalizëm serbomadh. Shpresoj të jetë një pikë kthese që perëndimi të shohë që flirtimi me nacionalizmin serb nuk sjell paqe në rajon. Janë të njëjtët që mohojnë gjenocin në Srebenicë masakrën e Reçakut dhe depërtimin e 1 milion shqiptarëve. Një ambicie për ndërtimin e Serbisë së madhe që mjerisht në heshtje është toleruar nga Perëndimi. Bota serbe ka sjellë telashe në Bosnjë, ka sjellë në Mal të Zi, një rend i cili ishte lider në rrugën europiane ka ardhur në një situatë që nuk mund të krijojë qeverinë pa forcat, por serbe dhe veriu i Kosovës që është gjithnjë jo stabile për shkak të ndërhyrjeve të Vuçiç dhe marionetave që ai ka instaluar aty. Lista serbe është përfaqësuesja politike e serbëve të Kosovës në Kuvendin e Kosovës dhe informacionet e fundit flasin që lideri i saj Milan Radojçiç ishte udhëheqësi kryesor i sulmit terrorist”.

    Ai thekson se ky do të jetë fundi i Listës Serbe në Kosovë dhe lideri i saj Milan Radojçic do të ketë fundin e njëjtë si Progozhin.

    “Ky do të jetë fundi i saj dhe fundi i Milan Radojiçiç njësoj si Progozhini. Do të mundohen të fshihen fakte evidente për përfshirjen e drejtpërdrejt të Serbisë. Është e qartë që asnjë grupim nuk mund të organizohet në atë formë pa ndihmën e shtetit tonë. Vuçiç që thotë se di gjithçka në Ballkan nuk ka mundësi të mos dijë, e pamundur që shërbimi inteligjent serb të mos dijë. Ajo që po bën sot është deklarata e Vuçiç që arsyeton aksionin e serbëve në veri. Mungon një reagim i qartë i opozitës europiane serb”.

    Sa i takpon vijimit të mëtejshëm të dialogut pas kësaj situate, Kamberi thotë se është thyer besimi i ndërmjetësuesit të tij, ndërsa i bëna pel perëndimit të ndërpresë lajkatimin me Beogradin dhe botën serbe.

    “Unë besoj që dialogu nuk ka alternativë, besueshmëria në neutralitetin e ndërmjetësit është thyer. Perëndimi të ndërpresë lajkatimin me Beogradin dhe botën serbe, e cila ka qëllim që të gjithë serbët të kontrollohen nga një president dhe kjo nuk duhet toleruar. Ndikimet e Beogradit në rajon janë destruktive. Bota serbe ka marrë një grusht të rëndë në Kosovë”.

     

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti është kundër fjalës së lirë, derisa ka përmendur deklaratat përçmuese të zyrtarëve të...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Të dielën do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë...
    Të tjera
    Sport02 Dhjetor 2023
    Sot (e shtunë) do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani. Përveç Gjermanisë nikoqire,...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Mbrëmja e premte solli befasi të shumta në skenën e “Dancing With the Stars Albania”. Bukuroshja e dashur nga Kosova, Juliana Nura,...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. “Sot e kujtojmë ditëlindjen...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Njëjtë si Selatin Kaçaniku, mendon edhe ekonomisti Imer Raci. Ai në një prononcim thotë se parat false destabilizojnë tregun e dëmtojnë ekonominë....
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Vullkani Etna, më aktivi në Europë ka shpërthyer sërish. Në videot e publikuara në rrjete sociale, duken pamjet spektatolare të rrjedhjes së...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar John Kerry, të Dërguarin e Posaçëm Presidencial i Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.