×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: 5 Marsi nuk është vetëm i Prekazit dhe Kosovës, por trashëgimi botërore e luftës kundër fashizmit

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në 23-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, ka thënë se data 5 Mars nuk është vetëm i Prekazit dhe Kosovës por i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit.

    Sipas tij 5 Marsi është ngjarj kundër shtypjes, rezistencës kundër shfarosjes dhe insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë.

    “Prandaj 5 Marsi nuk mund të shlyhet. Sepse nuk është më i Prekazit. As i Kosovës. Është i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit.  Është Ngjarje e vegjëlisë kundër shtypjes, e rezistencës kundër shfarosjes, e insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë, që e kundërshton shtypjen. I Njeriut që e vlerëson e lirinë dhe barazinë më shumë se jetën”, ka shkruar Kamberi në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë i tij:

    5 MARSI NUK ËSHTË VETËM I PREKAZIT DHE I KOSOVËS. ËSHTË I TRASHËGIMISË BOTËRORE TË LUFTËS KUNDËR FASHIZMIT

    Secila datë historike, botërisht, është rastësi. Nuk ka asnjë veçanti për 5 marsin para vitit 1998. Dhe nuk ka asnjë gjë që mund ta shlyjë rëndësinë e 5 Marsit pas vitit 1998.

    Kështu pra, një veprim i një familje të zakonshme në Prekaz, bëhet Ngjarje që bartë në vete dimension universal. Sepse lufta e Jasharajve ishte e tillë – Luftë për liri e njerëzve të zakonshëm kundër tiranisë fashiste të superarmatosur dhe të uniformuar.

    Kjo makineri vrasëse nuk kurseu asgjë. Të gjithë anëtarët e familjes u vranë, pa kursyer as fëmijët e as të moshuarit. Pra makineria nuk bënte luftë, por gjenocid. Sepse nuk donte fitoren, por zhbërjen.

    Në anën tjetër Adem Jashari qëndroi në shtëpinë e tij, me familjarët e tij. Ishte i armatosur lehtë. Por kishte një armë shumë më të fortë: vendosmërinë për liri.

    Kjo ngadhënjeu kundër makinerisë së trajnuar vrastare.

    Prandaj 5 Marsi nuk mund të shlyhet. Sepse nuk është më i Prekazit. As i Kosovës. Është i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit.

    Është Ngjarje e vegjëlisë kundër shtypjes, e rezistencës kundër shfarosjes, e insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë, që e kundërshton shtypjen. I Njeriut që e vlerëson e lirinë dhe barazinë më shumë se jetën.

    Adem Jashari luftoi si shqiptar i Kosovës. Por nuk luftoi vetëm për shqiptarët. Luftoi për të gjithë të shtypurit kundër çdo forme të fashizmit.

    https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/10157554753791300

     

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i...
    Lajme29 Mars 2024
    As Qeveria, as kryeministri, as presidenti, e as kryetari i Parlamentit të Malit të Zi nuk kanë reaguar lidhur me votën e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministria e Ekonomisë ka përmbyllur me sukses procesin ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik (FV) prej 100 MW, me ç’rast kanë ofertuar pesë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.