×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kaloi 14 muaj i shtruar në spital, vdiq pacienti i infektuar me Covid-19

    FrontOnline
    19 Qershor 2021

    Ka vdekur pas më shumë se 1 viti pacienti që qëndroi i shtruar në spital 14 muaj në Britani të Madhe.

    Jason Kelk 49 vjeç u transferua në spital më 31 Mars të vitit të kaluar dhe qëndroi aty deri ditën e djeshme, kur u transferua në një bujtinë i rrethuar nga familjarët e tij.

    Bashkëshortja e tij, Sue Kelk, ka thënë për mediat se Jason kishte bërë betejë të fortë dhe së fundmi kishte vendosur të ndërpriste trajtimin.

    “Njerëzit mund të mos mendojnë se ai ka qenë trim, por unë e di që ishte. Mendoj vërtetë se ishte. Mendoj se ishte gjëja më e guximshme që ai mund të bënte, të thoshte që nuk dua të jetoj më kështu”, tha gruaja e tij.

    Jason vuante nga diabeti i tipit 2 dhe astma. Virusi Covid-19 i kishte shkatërruar mushkëritë dhe veshkat. Gjatë kurimit të tij, ka pasur momente kur gjendja stabilizohej.

    Por shëndeti iu përkeqësua sërish, deri sa ai vendosi që të dilte nga spitali dhe të mos vazhdonte më trajtimin.

    Familjarët e tij thonë se ai nuk mund të vazhdonte më të jetonte në këtë mënyrë.

    “Ai thjesht dëshironte që gjithçka të përfundonte. Antibiotikët e kishin bërë punën, por shpirti i tij ishte zhdukur”, u shpreh bashkëshortja.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sjelljen e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është...
    Lajme19 Prill 2024
    Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, deklaron për Front Online se ka shumë faktorë që do të ndikojnë në votimet e së...
    Lajme19 Prill 2024
    Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Washington D.C. për diskutime konstruktive, me zyrtarë...
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht. Me vendim të prokurorit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.