×
  • Lajme
  • Lajme

    Kallas e Kos, “pesëshe” zgjedhjeve në Kosovë – qeverisë së re i kërkojnë mbrojtjen e lirisë së shprehjes

    FrontOnline
    11 Shkurt 2025

    Përfaqësuesja e Lartë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, bashkë me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, kanë vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë.

    Përmes një deklarimi të përbashkët, dyshja evropiane ka thënë se sipas konstatimeve preliminare, zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, ndërsa thanë se është zbatuar ligji i ri zgjedhor.

    “Fushata ishte e gjallë. Procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj parimeve demokratike”, thanë Kallas dhe Kos, raporton Klankosova.tv.

    Ndër të tjera, dyshja tha se presin me padurim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit të tyre me autoritetet e Kosovës, me synimin për të mbështetur Kosovën për t’iu afruar BE-së dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Kallas dhe Kos iu bënë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal “dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes”.

    “Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është e vetmja mënyrë që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane. Kosova pritet të zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Nuk ka alternativë për dialogun e lehtësuar nga BE”, thanë dyshja evropiane.

    Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Kallas dhe Kos thanë se Komisioni Evropian mbetet i disponueshëm për të përgatitur një Opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo ta kërkojë Këshilli.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht....
    Lajme16 Mars 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një...
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.