×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: S’presim asgjë, s’kemi pasur ftesë për diskutim, Albulena Haxhiun s’e votojmë

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se nuk kanë pasur ndonjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

    Pak para seancës konstituive, ajo tha se AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk do ta votojnë kandidaten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

    “Ne nuk presim asgjë. Nuk kemi pasur asnjë ftesë. Kjo shumica duhet t’i ketë votat. Gjithë kjo klasë politike duhet të angazhohet. Klasa politike që tenton që të marrë qeverinë duhet të angazhohet ta sigurojë shumicën e thjeshtë 61 vota. Ne nuk kemi pasur ndonjë ftesë, nuk kemi ndonjë njohuri, nuk e dimë a do të jetë kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit apo do të ndryshojë. Qëndrimi ynë është i njëjtë: nuk do ta votojmë kandidatën për kryeparlamentare”, tha Kadrijaj.

    PDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se do të ishin të gatshëm ta shqyrtonin votimin e një emri tjetër nga LVV për kryetar të Kuvendit, ndërsa LDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë asnjë emër nga kjo parti.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.