[wp-story]

Lajme

Kadrijaj në Hagë do të shkojë si dëshmitare!

Kadrijaj në Hagë do të shkojë si dëshmitare!
18:21 | 05 Gusht 2019

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, është ftuara e radhës nga Specialja, por jo në cilësinë e dëshuarës por si dëshmitare.  Në ditën e parë të këtij muaji, ka qenë vetë Kadrijaj që kishte treguar se ka marrë ftesë nga Specialja, pa treguar se në çfarë cilësie është thirru, e duke shprehur shqetësimin e saj për ftesat e kësaj gjykate për ish-ushtarët e UÇK-së.

Kadrijaj ka thënë se nuk është aspak e mërzitur për pasojat ligjore, sepse sipas saj, lufta e ushtrisë ka qenë e pastër si loti dhe kjo do të dëshmohet përsëri.

“Por jam e shqetësuar për ftesat e njëpasnjëshme të kësaj Gjykate, të cilat për bazë kanë vetëm pretendimet politike të Serbisë dhe ta merr mendja që po kanë edhe pasoja politike, për Kosovën, e cila më në fund ka filluar të flasë me zërin e vet”, kishte thënë ajo.

Time Kadrijaj është mjeke me profesion, dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë ajo ka shërbyer kryesisht në këtë cilësi.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera