[wp-story]

Lajme

Kadrijaj i përgjigjet Veselit për “Kryeministrin me qira “

Kadrijaj i përgjigjet Veselit për “Kryeministrin me qira “
18:41 | 07 Gusht 2019

Partisë së  Ramush Haradinajt , AAK nuk i ka pëlqyer fare deklarata e shefit të PDK-së Kadri Veseli, se e ka dhënë postin e kryetarit të qeverisë “me qira“.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Time Kadriaj, në formë kundërpërgjigje ndaj deklarimit të Veselit, i tha “Gazeta Blic” se funksioni i kryeministrit ndahet në bazë të marrëveshjeve të partive në koalicion dhe jo në mënyrën siç është shprehur kryetari i PDK-së.

“Koalicionet parazgjedhore lidhen me një marrëveshje se kush do të jetë kryeministër,kryeparlamentar dhe në raste të caktuara edhe kush do të jetë president i vendit dhe koalicioni që i fiton zgjedhjet në bazë të marrëveshjes paraprake edhe i ndan postet. Tashmë jemi në një process zgjedhor dhe askush nuk ka ne nevojë të japë kryeministër me qira sepse secili subjekt do të garojë qoftë i vetëm ose në koalicion dhe ai që fiton më shumë vota e do ta ketë dhe kryeministrin” ka thënë Kadrijaj.

 

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera