×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj e AAK-së: Vizita e Kurtit në SHBA, dështim

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Sot janë bërë 15 ditë qëkur kryeministri i Kosovës Albin Kurti po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kjo vizitë është më e gjata që ndonjë kryeministër i Kosovës ka realizuar atje.

    Përkundër kësaj, qëndrimin dy javor të tij, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj po e sheh të paefektshëm.

    “Nuk kanë qenë vizita të nivelit të lartë. Është dashtë të pritet në Shtëpinë e Bardhë. Kemi deputetë që po kanë agjenda më të ngjeshura sesa një kryeministër. Me qëndru një kryeministër dy javë për takime të tilla është absurditet i kohës. Kurti është dashtë të takohet me zyrtarë të rangut të lartë”, deklaroi për “Front Online”.

    Kadrijaj, që është edhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend, vizitën e Kurtit e përmblodhi me një fjalë.

    “Dështim”, u shpreh Kadrijaj për “Front Online”.

    Në mungesë të ndonjë takimi me zyrtarë të lartë amerikanë, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Albin Kurti ka realizuar takime me drejtues të shoqatës së bizneseve e të kompanive teknologjike dhe ka vizituar kompani të ndryshme.

    Nuk dihet se kur ai do të rikthehet në Kosovë./Front Online/

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.