×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli vlerëson iniciativën për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka përshëndetur iniciativën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

    Veseli ka shkruar në faqen e tij në Twitter se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë që marrëveshja finale garanton njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e vendit në OKB.

    “E mirëpres iniciativën e z. Richard Grenell, për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë një marrëveshje që garanton njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Roli i të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajcak në këtë proces është me rëndësi”, ka shkruar Veseli në Twitter.

    Këto komente në Twitter, Veseli i ka bërë pak orë pasi të mërkurën gjatë ditës ka takuar të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi./Front Online

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë aksionit të së enjtes është vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur, të...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Një prej të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Prizren është Bujar Basha nga Prizreni. Ai ishte i dënuar për një tjetër...
    Kronika30 Nëntor 2023
    Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të...
    Të tjera
    Vip30 Nëntor 2023
    Banorja e Big Brothet VIP Kosova, Edona është shprehur se “po i dhemb kur po e godasin në të pasme”. Ajo tha...
    Kronika30 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës është detyruar të neutralizojë një person me inicialet D.G, i cili dyshohet ka qenë i përfshirë në plaçkitjen në...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Blerim Vela ka konfirmuar se është larguar nga pozita e shefit të stafit të Presidentes. Vela në një postim në X shkruan...
    Lifestyle30 Nëntor 2023
    Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Prokurori Besart Mustafa ka kërkuar dënimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, i cili po akuzohet për mosraportim të pasurisë,...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci. Ata sot kanë vizituar Ambasadën e Kosovës në këtë shtet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.