[wp-story]

Lajme

Kadri Veseli: Vizioni im është i njëjtë sikur i Arbën Xhaferit

Kadri Veseli: Vizioni im është i njëjtë sikur i Arbën Xhaferit
10:55 | 15 Gusht 2019

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përkujtuar Arbën Xhaferin në shtatëvjetorin e vdekjes.

Ai ka shkruar në Facebook duke thënë se Arbën Xhaferi ka lënë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare.

“7 vjet më parë u nda nga jeta miku im, Arbën Xhaferi, i cili ka lënë një gjurmë të madhe në historinë shqiptare jo vetëm si politikan, por edhe si shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar”, ka shkruar Veseli.

Veseli ka shkruar se Arbën Xhaferi ka këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientim drejt perëndimit, që është edhe vizioni i tij.

“Ai njihet gjithashtu edhe për punën e palodhur që ka bërë në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë duke këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit, i cili është edhe vizioni im”, ka shkruar Kryetari i Kuvendit.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera