[wp-story]

Lajme

Kadri Veseli merr përkrahje të fortë nga Shkëndije Mujaj

Kadri Veseli merr përkrahje të fortë nga Shkëndije Mujaj
10:29 | 05 Shtator 2019

Këngëtarja dhe modelja, Shkendije Mujaj, ka treguar preferencat e saja politike duke e mbeshtetur haptas Partinë Demokratike të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë thirrje që të votohet PDK-ja, duke shkruar se kjo parti ka programin më të avancuar të zhvillimit ekonomik e politik të Kosovës.

Postimi: “Votuese e votues!

Te reflektoni e pastaj te votoni. Te votoni PDK-ne , themelin e luftes se lirise e te pavaresise; ta votoni per kryeminister te Kosoves liderin e PDK-se, Kadri Veselin.

Kjo parti ka programin me te avancuar te zhvillimit ekonomik e politik te Kosoves ne te cilin vend nderi ze edhe mbeshtetja e diaspores”, ka shkruar Mujaj.

Ajo gjithashtu ka thënë se sanksionimi i dukurive negative si korrupsioni, nepotizmi, janë prioritet i Dekadës së Re.

“Sanksionimi i dukurive negative: korrupsioni, nepotizmi etj. eshte prioritet i Dekades se re, i PDK-se.
Lideri Kadri Veseli e ruajti dhe e thelloi bashkepunimin me ShBA- ne dhe me aleatet e tjere te Kosoves.
Si i ketille, te votohet masivisht sepse eshte ne favorin e perforcimit te sovranitetit te Kosoves dhe te zhvillimit ekonomik te saj”, ka përfunduar Mujaj.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera