×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadaj – Bujupi: Edhe VV ka bërë koalicione, të tjerët i akuzon për pazare

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat e tij pasi VV dështoi të fitonte më shumë se katër komuna në mbarë vendin. Komentet Kadaj-Bujupi i bëri në emisionin Pressing në T7.

    Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi thotë se nuk janë të vërtetë fjalët e Albin Kurtit, kryetar i VV’së që ‘të gjithë u bënë kundër VV’në në balotazhin e 14 nëntorit”. Ajo kujton se edhe VV ka bërë koalicione parazgjedhore në disa komuna ku ka garuar.

    “Thotë të gjithë kundër nesh. Nuk është ashtu sepse në nëntë komuna ka bërë marrëveshje të koalicionit. Në shtatë prej tyre të hapura në dy a tri të fshehta. Diku kanë funksionuar diku jo sepse marrëveshjet nuk funksionojnë çdo herë”.

    “Por meqë e ke bërë veprimin dhe e ke bërë marrëveshjen e koalicionit nuk mundesh me thënë ‘unë kam bërë marrëveshje, të tjerët kanë bërë pazare’, ku është dallimi? Kur e ke bërë marrëveshjen ke bërë marrëveshje. Pse marrëveshja e partive tjera quhet pazar e marrëveshja e kryeministrit Kurti po u quajka marrëveshje. Për të njëjtin qëllim, me mbërri me marrë një komunë më shumë, me mbërri me marrë pushtet më shumë, këtë s’po e kuptoj”, tha Kadaj-Bujupi.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.