×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabineti i Thaçit ia “korrigjoi” buxhetit të shtetit rreth gjysmë milioni € vetëm për paga

    Fatlum Berisha
    25 Dhjetor 2019

    Kabineti i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth gjysmë milioni euro ia ka “korigjuar” buxhetit të shtetit vetëm në emër të shpenzimeve për paga, raporton portali “Front Online”.

    Në këto shpenzime përfshihen pagat e 23 zyrtarëve të presidencës, përfshirë këtu edhe paga e shefit aktual të saj, presidentit, Hashim Thaçi.

    Ky i fundit, për shkak të pozitës që mban, ndër të gjithë të tjerët, ka pagën më të lartë, duke marrë 2773 euro në muaj, apo 33 mijë e 282 euro në vit.

    Por, jo vetëm paga. I pari i vendit ka përfituar edhe 5771 euro të tjera nga mëditjet.

    Në total e gjithë shuma që Presidenti Thaçi mori përgjatë një vit arrin vlerën e 39, 053 eurove.

    Për njohësit e çështjeve ekonomike, shpenzimet kaq të larta për paga nga Presidenca, janë të papranueshme. Thonë se një praktikë e tillë duhet të ndalet.

    Këshilltarët, drejtorët dhe sekretarët…

    Kabineti Presidencial përbehet nga: këshilltarët, drejtorët, sekretarët dhe nga një udhëheqëse për Buxhet dhe Financa.

    Pjesën më të madhe të këtij kabineti e zënë këshilltarët politikë që janë gjithsej 13.

    Lista e tyre fillon me Adil Behramajn, Ardian Arifajn, Artan Behramin, Astrit Ibrahimin, derisa vazhdon me Astrit Salihun, Bashkim Smakajn, Bekim Çollakun, Bislim Zyrapin, Blerim Shala, e përfundon me Emin Krasniqi, Ismail Sylen, Rrustem Mustafen dhe Veli Bytyçin.

    Pagat e të gjithë këtyre këshilltarëve, thesarit të shtetit, i kushtojnë plot 278 mijë e 591 euro në vit.

    Ndër të gjithë, më i paguari, me 1970 euro në muaj, është Ismail Syla.

    Të hyrat e tij vjetore, vetëm nga Presidenca, kapin kostën e 23 mijë e 640 eurove.

    Pas tij, këshilltari i dytë më i paguar është,  Veli Bytyçi, i cili përgjatë një viti arkëton 22 mijë e 928 euro nga buxheti i shtetit.

    Me 4 euro më pak në vit sesa Bytyçi paguhet, Bekim Çollaku, që zë pozitën e tretë të këshilltarit më të paguar të Presidentit.

    Dy këshilltarët që paguhen më së paku janë Emin Krasniqi dhe Rrustem Mustafa, me nga 18 mijë euro në vit.

    Pas këshilltarëve, vendin e dytë më të madh për nga numri në stafin e kabinetit, e zënë drejtorët.

    Të tillët, që janë 6 në numër, nuk qëndrojnë aspak keq me pagat.

    Në xhirollogaritë bankare të Besim Kajtazit, Hilmi Gashit, Fehmi Selimit, Florent Rrahmanit, Fehmi Mehmetit dhe Neser Jakupit, të gjithë këta të emëruar në pozitat e drejtorëve, në total, shteti, derdhë 82 mijë e 537 euro në vit për pagat e tyre.

    Drejtori më i paguar është Besim Kajtazi, i cili merr 18 mijë e 833 euro në vit.

    Derisa, Hilmi Gashi, me 637 euro në muaj apo 7644 euro në vit, është drejtori më pagën më të vogël në kuadër të Presidencës.

    Kompletimi i stafit të Presidentit vazhdon me dy sekretarët, pagat e të cilëve, poashtu janë të larta.

    Driton Gashi, për këtë post, merr 17 mijë e 472 euro në vit, derisa, për po të njëjtin post, Nafiye Gas, paguhet me gati 6 mijë euro më pak, me të hyrat e saj vjetore që janë 11 mijë e 518 euro, raporton “Front Online”.

    Pagat e të dyve, së bashku, kontos së shtetit, i kushtojnë 28 mijë e 990 euro në vit.

    E stafin e zyrën së Presidentit e kompleton një udhëheqëse e departmentit për Buxhet dhe Financa.

    Fjala është për Ganimete Bytyçin, e cila gëzon një pagë vjetore, prej 7561 eurove në vit.

    Analisti Kadriaj: Pagat kaq të larta të papranueshme, një praktikë e tillë duhet ndalur

    Shpenzimet kaq të larta për paga nga Zyra e Presidentit, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, po i konsideron të papranueshme.

    Ai në një prononcim për Front Online ka bërë thirrje që një praktikë e tillë të ndalet një herë e përgjithmonë në të gjitha institutcionet qendrore të shtetit.

    “Duhet të ndalet një herë e përgjithmonë kjo praktikë anarkiste, poaq jo dinjitoze, duke marrë parasysh mirëqeninen ekonomike në vend. ”, është shprehur ai.

    Fajin për këtë çështje, Kadriaj, e sheh te ligji për nivelizimin e pagave.

    “Parimisht edhe koeficienti i pagave, si paga mesatare, poashtu edhe ajo minimale do të duhet të zgjidheshin përmes ligjit për nivelizim të pagave. Përderisa kemi amulli ligjore, njerëzit e pushtetit, shpërblejnë vetën sipas tekeve të tyre, qe njëherit tregon për një anarki institutcionale”, theksoi ai.

    20 burra e 2 gra

    Kabineti i Presidentit Thaçi ngjason shumë me një odë burrash.

    Kjo, ngase në radhet e veta ka vetëm dy gra, Ganimete Bytyçin dhe Nafiye Gas-in.

    Të gjithë 20 anëtarët e tjerë janë burra.

    Kjo, nga aktivistja për barazi gjinore,  Jeta Berisha, po shihet si shkelje e Kushtetutes.

    Sipas saj, akti më i lartë juridik i shtetit, u garanton të drejta të barabarta për pjesëmarrje në jetën politike dhe fusha tjera të dy gjinive.

    “Në qoftë se një institucioni me kaq funksion siç është presidenca në vendin tonë, i duket që s’ka bërë gjë të keqe në këtë drejtim, po e citoj ligjin më saktë: “Diskriminimi në bazë gjinore ndalohet sipas nenit 1 të Ligjit Nr. 05/L -021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili, ndër të tjera, përfshin edhe ndalimin e diskriminimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj personit në bazë gjinore”, tha ajo për Front Online.

    Berisha, tutje, thotë se në këtë formë po çohet në dëm puna shumë vjeçare e institutcioneve që  kanë për synim pikërisht luftimin e pabarazisë.

    /Front Online/

     

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse koncepti i vetëmenaxhimit për komunat me shumicë serbe nuk ndërtohet në një marrëveshje...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Sipas kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Kurti e ka humbur shansin në Bruksel dhe Ohër dhe ai ka shans që të...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.