×
  • Lajme
  • Lajme

    Ka ndërruar jetë profesori Zejnullah Gruda

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Ka ndërruar jetë profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda.

    Lajmin e ka bërë publik, avokati Kujtim Kërveshi.

    Njoftimi i plotë:

    Në vend të lamtumirës, të them mirë u pafshim Profesor.Ai ishte një njeri i ndershëm, profesionalist, shpirt-bardhë! E vendi jonë pa profesor dr. Zejnullah Gruda mbeti edhe më i varfër nga dija!Për mua ka qenë nder me e njoftë dhe me qenë pjesë e ekipit tim. skam me e harru kurrë lotin e tij kur e ftova të jemi bashkë në Ministrinë e Drejtësisë! Për fatin e keq të vendit tonë, tek në vitin 2006 kisha pas qenë i pari që e kisha ftuar të kontribonte në institucione tona pas luftës!

    Profesor Guda ka qenë një teknokrat karriere, po e ftoja në telefonin e banesës meqë profa nuk kishte një celular dhe nuk e donte atë. Në linjë fixe biseduam shkurt. Po mundohem ta rikujtoj gjithë biseden (viti 2006).Alo, po kërkoj profesor Grudën nëse është i lirë?
    Po, ja një minut (ishte përgjigja e bashkëshortes)
    Alo? (Profesori)
    Profesor, jam ish studenti juaj, Kujtim Kërveshi
    -po si je Kujtim, si e ke babin?
    -mire i them une, mire është. Doja të të ftoja në Ministrinë e Drejtësisë të takohemi pak?
    Ndaloj pak. Pastaj më tha, shife (fjala më e shpeshtë që e ka përdorur) me duhet pak kohë të vij…..
    Unë i them, po si thua të nis tani vozitësin të të marr?
    Me thotë, po shumë mirë, bēhem gati shpejtë……
    Të pres profesor!Erdhi shpejtë, pendant, i pastër, plotë buzëqeshje!!!!I them unë:Prof, a do të pranoje të punojmë bashkë në kabinetin e Minustrit të Drejtësisë? Do të vish kur të kesh kohë, do të të marr vetura sa herë ke vullnetin të vish.
    Me pyeti: po cka të duhem unë? Shife, Ju tash jeni plotë elan….
    I them: na duhesh shumë, ja përshembull, ju jeni një arkivë e gjallë, mjafton të jeni këtu me ne të na këshillloni që emocioni jonë të mos e mund gjykimin….
    I rrodhën lotët… është hera e parë pas luftës që dikush më fton të jem pjesë e institucioneve….
    Ja shtrengova dorër fort!
    Më tha, eh ti më fton se jam mik i babit tënd…. dhe na ktheu buzëqeshjen!!!Profa, ka qenë i rregullt, sa herë nuk ka qenë në Universitet, ai ishte në zyrë! I angazhuar dhe i devotshëm!Në një moment shumë të vështirë, e ndoqëm këshillën e tij para shpalljes së pavarsisë, tjerët kishin tjera ide. Doli që profa kishte të drejtë! Gjykimi i tij ka qenë i mpreht’!Sa më vjen keq, sa e madhe është kjo humbje! Edhe më e madhe bëhet se nuk i themi një mirë u pagshim që e ka merituar!Ngushëllime (si fjala më e shpeshtë që po shkruajmë çdo ditë) familjes Gruda, gjithë të afërmve dhe kolegëve! Ngushëllime Kosovë që nga sot mbetesh edhe më e varfër intelektualisht!

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka njoftuar se procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Haradinaj gëzon...
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Të tjera
    Vip20 Prill 2024
    Në përputhje me ligjet dhe transparencën e kërkuar nga institucionet, zyrtarët në Kosovë kanë bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024. Ndër...
    Lajme20 Prill 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme,...
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.