[wp-story]

Lajme

Ka 6 muaj që shkollat në Kosovë do duhej të emëronin drejtorët e ri, procesi është bllokuar

Ka 6 muaj që shkollat në Kosovë do duhej të emëronin drejtorët e ri, procesi është bllokuar
20:59 | 12 Janar 2020

DKA e SBASHK po e kundërshtojnë udhëzimin e ri administrativ për zgjedhjen e drejtorëve,  procesi mbetet i bllokuar.

Ka 6 muaj që shkollat në Kosovë do duhej t`i emëronin drejtorët e ri.

Madje, disa prej këtyre institucioneve para universitare, po vazhdojnë të funksionojnë vetëm me ushtrues detyre të drejtorëve.

Kjo pasi  udhëzimi i ri administrativ, që u lëshua më 25 korrik të vitit 2019, nga Ministria e Arsimit,  nuk po gjen zbatim.

Ai parasheh së  Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorëve, duhet të përbëhet nga një anëtar i Drejtorisë komunale, një përfaqësues i prindërve i nivelit komunal dhe një përfaqësues i MASHT-it.

Ndërsa, në udhëzimin e vjetër, të miratuar në vitin 2014, komisioni vlerësues, përbëhej nga dy anëtarë të drejtorive komunale dhe një përfaqësues i MASHT-it.

E këto ndryshime në udhëzim, po i kundërshtojnë drejtoritë komunale.

Shpresa Shala, nga DKA në Komunën e Prishtinës, thotë se ky udhëzim administrativ është i pa zbatueshëm pasi që ka shumë paqartësi .

Shala thotë se ky udhëzim sipas DKA-së në Prishtinë, është i pa realizueshëm edhe në terren.

 ‘’ Komisioni i cili caktohet dhe miratohet nga asambleja komunale, në përbërjen e vet e ka një prind, i cili sipas ligjit duhet të ketë përgatitjen profesionale të barabartë me kandidatin i cili konkurron për drejtor. Ndoshta komuna e Prishtinës edhe mund ta gjej një prind të tillë, por komunat e vogla e kane të pa mundur ta gjejnë pasiqë në përzgjedhjen e këshillit të prindërve në nivel komunal nuk specifikohet që prindi duhet të këtë përgaditjen akademike’’ thotë Shpresa Shala, Drejtoreshë DKA Prishtinë.

Sipas Shalës ky udhëzim administrativ ka edhe shkelje ligjore.


‘’ Ka edhe plotë defekte tjera dhe sigurisht ndonjë jurist mund të gjejë edhe shkelje ligjore por unë personalisht nuk jam kompetente ta bëjë këtë”

Vërejtje për këtë dokument ka edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK).

 ‘’Udhezimi qe ka ikur, nuk ka mundur te aplikohet, kurse I riu  nuk po perdoret. Ne nuk kemi te derjte te perzihemi, por kemi insistuar te jemi vezhuges. Mendojme se kur politika vendose per drejtore, nuk I vijne kuadrot e duhura. Mendimi ynë, eshte shkolles duhet ti kthehet autonomia’’ Shpesh kemi reagime se dikush tjeter u aka dergur nje drejtor qe se njeh si frymohet ne ate shkolla, edhe ka pas kundershtime’’ thotë Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.
Ndërkaq, këtë ndryshim në udhëzim, e pritën mirë Këshilli i Prindërve në Prishtinë.
Nexhmi Hoxha, përfaqësues i këtij këshilli theksoi se janë të lumtur që  prindërit tani e tutje nuk do të jenë vetëm vëzhgues, por edhe vendimmarrës.

‘’ Përkundër që nuk kemi qenë pjesë e grupit punues për përpilimin e këtij udhëzimi. KPP është e gatshme të japë kontributin për zbatimin e udhëzimit administrativ, duke besuar se, përkundër që kjo paraqet një risi domethënëse në këtë proces, kështu procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të shkollave do të jetë së pari shumë më transparent dhe së dyti më gjithëpërfshirës’’ thotë Nexhmi Hoxha, përfaqësues i KPP.

Ndërkohë, T7 ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit.
Zyrtarë nga ky institucion, i kanë thënë televizionit së janë në dijeni për këto ankesa, mirëpo që nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket këtij udhëzimi.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera