×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi synon edhe një goditje nga Ligue 1, gati oferta për mbrojtësin francez

    FrontOnline
    11 Korrik 2024

    Pas Khepren Thuram, Juventusi synon një tjetër transferim nga elita e futbollit francez Ligue 1.

    Qendërmbrojtësi Jean-Clair Todibo, është objektivi i radhës i Zonjës së Vjetër për ta përforcuar repartin defensivë.

    Interesimi i Juventusit nuk është i rastësishëm, pasi Todibo e ka bërë të qartë se do të mirëpriste një transferim te gjiganti italian.

    ‘Zonja e Vjetër’ kërkon të rinovojë skuadrën e saj dhe transferimi i qendërmbrojtësit të ri francez do të ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

    Preferenca e Todibo për klubin torinez ka qenë një faktor përcaktues që negociatat të intensifikohen javët e fundit.

    Megjithatë, largimi i Todibo nga Nice nuk do të jetë i lehtë sa i përket aspektit ekonomik. Siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, klubi francez ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga West Ham United, gjë që nënvizon vlerësimin dhe potencialin që ata shohin te mbrojtësi.

    Nice synon që nga shitja e mbrojtësit të talentuar të fitojnë mbi 40 milionë euro.

    Raportet e mira të dy klubeve mund të jetë faktorë kyç për transferimin e Todibos në ‘Allianz Stadium’. /Telegrafi/

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Sport13 Korrik 2024
    Anglia do të synojë të bëjë edhe më shumë histori të dielën, kur do të ballafaqohet me Spanjën në finale të Kampionatit...
    Sport13 Korrik 2024
    Ylli botëror Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen pas angazhimeve në Euro 2024. Ai ka postuar disa video dhe foto në...
    Sport12 Korrik 2024
    Anglia, rivalja e Spanjës në finalen e Euro 2024, po qëndron sipas shumëkujt në kampin bazë më të mirë në këtë Kampionat...
    Të tjera
    Kronika13 Korrik 2024
    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Popolan të Suharekës. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u takua me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer javën e kaluar në samitin e NATO-s në Uashington,...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e Samitit të NATO-s është takuar me Sekretarin e ri të Jashtëm...
    Lajme13 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve për plagosjen e mbrëmshme në Pejë. Të dyshuar janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.