×
  • Lajme
  • Lajme

    Justifikimet e Serbisë për rastin e vëllezërve Bytyqi janë “gjepura”

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Familjarë të vëllezërve të vrarë Bytyqi thanë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe qeveria e tij do të shpikin gjithmonë justifikime për të mos vënë drejtësi për rastin e tyre.

    Komentet vijnë si reagim ndaj një letre të raportueses së posaçme të Kombeve të Bashkuara për ekzekutime jashtëgjyqësore dhe arbitrare, Agnes Callamard, e cila ka kritikuar ashpër mënyrën se si Serbia e ka trajtuar rastin e vëllezërve Bytyqi.

    Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.
    Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

    “Është e qartë se Qeveria juaj e ka për obligim, në bazë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe instrumenteve ligjore vendase, të hetojë përgjegjësinë penale të komandantëve dhe eprorëve, përfshirë Goran Radosavleviqin dhe Vllastimir Gjorgjeviqin”, ka shkruar Callamard në një letër dërguar autoriteteve serbe në muajin mars.

    “Më në fund, doktor Callamard i ka ekspozuar justifikimet e tyre që janë gjepura”, tha Ilir Bytyqi, vëllai i tre të vrarëve, në një reagim dërguar mediave të enjten.

    Serbia u është përgjigjur hetimeve fillerstare të raportueses së posaçme të Kombeve të Bashkuara në korrik të vitit 2019, duke thënë se nuk ka mundur të ndjekë penalisht rastin e vëllezërve Bytyqi dhe asnjë krim tjetër të kryer gjatë viteve 1990, nën përgjegjësinë e komandës, sepse Kodi Penal i Serbisë nuk ka përfshirë dispozitën për përgjegjësinë e tillë deri në vitin 2006.

    Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

    Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

    Një rezolutë e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara, në tetor të vitit të kaluar, u referohet fakteve për përfshirje në vrasje edhe të ish-zëvendësministrit të Brendshëm të Serbisë, Vllastimir Gjorgjeviq, dhe të ish-komandantit të xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviq Guri.

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    I jepet sot lamtumira e fundit, Hajdin Berishës, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Malishevës. Varrimi i të ndejrit bëhet...
    Lajme08 Shtator 2024
    Në shenjë proteste për mbylljen e institucioneve paralele në Kosovë, shoqatat serbe i vendsën bllokadat në pikat kufitare. Ajo në Jarinjë u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Sot është dita e tretë e festivalit të vjeljes së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”. “08:00-19:00- Dita e tretë e festivalit të...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur një fitore të madhe ndaj Ukrainës, duke triumfuar me rezultat 2:1 në ndeshjen hapëse të Grupit 1 të Ligës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar vitin 2006 kur Lëvizja Vetëvendosje e cilësonte Ibrahim Rugovën si...
    Lajme07 Shtator 2024
    Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinit nuk...
    Sport07 Shtator 2024
    Ardian Ismajli i ka barazuar shifrat në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës, 1:1. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.