×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Juristët: Kurtit nuk do t’i lejohet kandidimi për deputet, por mund të zgjedhet kryeministër

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Dikush më pak e dikush më shumë.

    Megjithatë, të gjitha partitë e mëdha politike në vend kanë brenda listave të tyre të kandidatëve për deputetë, persona që kanë probleme me ligjin.

    Prinë Vetëvendosja me 12.

    Dy prej figurave më të rëndësishme të saj që synojnë këtë post, Albin Kurti  e Albulena Haxhiu, veçse janë dënuar nga Gjykata me vendim të formës së prerë.

    Kurse 10 zyrtarët e tjerë që kanë të njëjtin qëllim akoma po ballafaqohen me procese gjyqësore.

    Të parët, sipas Gzim Shalës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, nuk kanë të drejtë kandidimi. Të dytit po.

    “Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se personi i cili është dënuar me aktgjykim të formës së prerë, pa marrë parasysh natyrën e dënimit, nuk mund të certifikohet si kandidat. Dënimet janë pengesë që certifikohen nga ana e KQZ-së. Ndërsa sa i përket kandidatëve që kanë aktakuza aktive e vërteta është se në kuptimin juridiko ligjor ky fakt nuk paraqet problem që të njëjtit të certifikohen nga ana e KQZ-së”, theksoi Shala për Front Online.

    Edhe listat e partive tjera nuk janë hiç më të pastërta.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka në listën e saj 8 persona që kanë telashe me ligjin. Dy më pak i ka Partia Demokratike e Kosovës. Nga 110 kandidatë për deputetë, 5 persona të ballafaquar me ligjin i ka edhe NISMA. Kurse një e ka Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Nga Instituti për Drejtësi e konsiderojnë si të papranueshëm vetë veprimin e partive politike për të nominuar për deputetë persona të këtij profili.

    Se një gjë e tillë i lë hije të keqe vendit e thotë edhe Kolë Krasniqi, njohës i Kushtetutës.

    “Reflektohet si influencë e caktuar e strukturave kriminale. Kjo është një pasqyrë negative e autoritetit tonë politik dhe besueshmërisë tonë politike në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai për Front Online.

    Shala e Krasniqi besojnë se Kurtit nuk mund t`i ndalohet emërimi në postin e kryeministrit.

    E njëjtë si ta mendon edhe avokati, Skënder Musa.

    “Sa i përket çështje së kryeministrit, ligji për zgjedhje nuk e rregullon këtë çështje dhe nuk ka ndonjë dispozitë tjetër. Mund të jetë kandidat dhe të bëhet kryeministër edhe personi i dënuar me vendim të prerë”,
    theksoi Musa për Front Online.

    Ndryshe, listat e kandidatëve janë dërguar për verifikim në gjashtë institucione e tek pastaj do të ndodh certifikimi.

     

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.