×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Julian Assange mbetet pa shtetësi

    FrontOnline
    28 Korrik 2021

    Autoritetet gjyqësore në Ekuador informuan zyrtarisht Julian Assange për pavlefshmërinë e kërkesës së tij për natyralizim, pra procesin e dhënies së shtetësisë, në një përgjigje me shkrim ndaj kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ekuadorit.

    Natyralizimi rishikohet kur jepet në bazë të fshehjes së fakteve përkatëse, dokumenteve të falsifikuara ose mashtrimeve, raporton “Guardian”, transmeton FrontOnline.

    Autoritetet Ekuadoriane njoftuan se dokumentet mbi natyralizimin e Assange përmbajnë disa mospërputhje, nënshkrime të ndryshme, ndryshime të mundshme të dokumenteve dhe tarifa të papaguara.

    Avokati i Assange Carlos Poveda tha se ky vendim u mor për shkak të procesit dhe se Assange nuk u lejua të paraqitej në këtë çështje. Ai njoftoi një apel në të cilin do të kërkojë sqarim të vendimit të autoriteteve ekuadoriane.

    “Më e rëndësishme se çështja e shtetësisë është çështja e respektimit të të drejtave të njeriut dhe çfarë do të pasojë për shkak të procesit të tërheqjes së shtetësisë”, tha ai.

    Assange mori nënshtetësinë Ekuadoriane në janar 2018 si pjesë e një përpjekjeje të dështuar nga qeveria e presidentit të atëhershëm Lenin Moreno për t’i dhënë statusin diplomatik dhe për ta hequr atë nga ambasada Ekuadoriane në Londër, ku kaloi shtatë vjet.

    Gjykata kompetente e anuloi atë vendim të hënën./FrontOnline/

     

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.