×
  • Lajme
  • Lajme

    Jevtiq: Kemi siguruar kushte për kthim të familjeve të komuniteteve joshumicë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka thënë se për familjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, janë siguruar të gjitha kushtet për kthim në Kosovë.

    Ai tutje ka shtuar se askush nuk guxon t’i ndalojë këto familje që të kthehen në Kosovë.

    Deputeti Albert Kinolli është shprehur i shqetësuar lidhur me gjendjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

    Në Komisionin parlamentar për Komunitete dhe Kthim ai ka thënë se përkundër përpjekjeve këto komunitete janë më të margjinalizuarat në Kosovë.

    “Mendoj që nuk janë zgjidhje pakot ushqimore dhe higjienike por kanë nevojë për përkrahje të qëndrueshme, kisha propozu që njerëzve të mos u mohohet e drejta të kthehen në vatrat e tyre. Përmendët disa familje me keqardhje po them ju përmendët familje qe nuk dëshirojnë të kthehen cila është arsyeja pse nuk duan të kthehen sa është numri i tyre dhe cilave komuna u takojnë. Nëse keni mundësi buxhetore që për romët t’iu dilni në ndihmë me aq sa keni mundësi buxhetore t’i pajisni me tabletë apo laptopë. Ku fëmijët tanë ende rrinë tek semaforët dhe pastrojnë xhama të automjeteve. Të rritet buxheti në mënyrë që të japim kontribut të përbashkët në përmirësimin e jetës së komuniteteve tona”, ka thënë ai.

    Ndërkaq ministri për Kthim Dalibor Jevtiç, ka thënë se 51 familje të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian janë kthyer në Kosovë dhe atyre u janë siguruar kushtet për jetesë.

    “Kur thoni ndihma nuk është e mjaftueshme normal që nuk është dhe nuk do të jetë. Kur flasim për përfaqësuesit e komunitetit rom menjëherë kemi reaguar dhe në atë aspektin ligjor, nuk kemi qenë të obliguar të reagojmë. Për 51 familje RAE të cilët janë kthyer nga Maqedonia dhe Mali i Zi dhe nuk kanë pasur ku të kthehen, kemi siguruar banim dhe ua kemi paguar qiratë për një vit”, ka thënë ai.

    Ndërkaq deputeti, Elmi Reçica, ka thënë se Kosova është e ndërtuar dhe komunitetet shumicë dhe joshumicë e bëjnë këtë shtet.

    “Unë e di që edhe ministria ka pasur suksese të jashtëzakonshëm në shume komuna qe janë përcjellë me investime dhe infrastrukturë. Çdo investim nënkupton që po i kryejmë detyrat tona. Të përqendrohemi shumë më shumë në realizimin e asaj që janë të përcaktuara si detyra dhe obligime. Kërkoj që në këto rrethana vërtetë ne ato komuna ku shqiptarët janë pakicë të kujdeseni më shumë se herët tjera. T’i japim një shtytje proceseve që varen nga ju si ministër. Meqë nesër e kemi një debat për shqiptarët në Mitrovicë t’i kushtoni rëndësi më të madhe asaj pjese”, ka thënë ai.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.