×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje zv/prokurori i Speciales, shkak dosjet e dërguara në OVL-UÇK

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Njëri nga zëvendësprokurorët kryësorë të Dhomave të Specializuara po raportohet se ka dhënë dorëheqje pas informacioneve se në zyrat e OVL-UÇK-së janë dërguar dosje të Speciales.

    Zëvendësprokurori në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, ka dhënë dorëheqje, pasi mijëra dosje, që ndër të tjera, thuhet se përmbajnë emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre, kanë rënë në dorë të veteranëve të UÇK-së, raporton gazeta express.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka preferuar të komentojë për këtë çështje.

    Zyrtarët e Dhomave të Specializuara kanë marrë sot dosjet në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

    Specialja e pranon se dosjet në OVL-UÇK janë të saj

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se zyrtarët e Gjykatës Speciale kanë pranuar se këto materiale janë të kësaj gjykate.

    Mirëpo, sipas Gucatit, kjo gjykatë ende nuk e din se si po rrjedhin dosjet e tyre.

    Gjatës ditës së djeshme në Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një person i panjohur i ka dorëzuar edhe një seri dosjesh tjera që pretendohet se përfshijnë dokumente nga Gjykata Speciale. Këso lloj dosjesh janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK-së edhe gjatë javës së kaluar, por këto dokumente u morën nga zyrtar të Dhomave të Specializuara.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi,...
    Lajme15 Mars 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, për FrontOnline ka deklaruar se procesi zgjedhor është brenda afateve zgjedhore kushtetuese dhe se vullneti i...
    Lajme15 Mars 2025
    Ka kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, përderisa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ende nuk i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor. Macron ka nënvizuar se ka...
    Sport14 Mars 2025
    Ka pasur shumë diskutime në Spanjë këtë javë pas penalltisë së anuluar të Julian Alvarez nga VAR-i në ndeshjen ndaj Real Madridit,...
    Lajme14 Mars 2025
    Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i ftuar sonte në iftarin e shtruar nga ambasada turke...
    Lajme14 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në 'Facebook' në lidhje me një postim të deputetes së LDK’së, Hykmete...
    Lajme14 Mars 2025
    Djali i presidentit amerikan Donald Trump, duket se nuk e njeh Kosovën si shtet, edhe pse vendi që udhëheq i ati pati...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.