×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Javën tjetër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës, kërkohet shkarkimi i Bordit të ZRRE-së

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Iniciativa qytetare me moton: “Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar mbajtjen e protestës së katërt me radhë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nga 1 maji i këtij viti.

    Sipas Luan Hasanajt, një nga përfaqësuesit e iniciativës, protesta pritet të mbahet më 2 ose 3 maj.

    Tutje, ai thotë se janë në pritje të formimit të institucioneve për të adresuar kritikat e tyre.

    “Protesta e radhës do të mbahet së shpejti (po diskutohet data 2 ose 3 Maj), por aktualisht jemi duke pritur konstituimin e institucioneve, në mënyrë që të kemi adresën e qartë politike se kujt duhet t’i drejtohemi me kërkesat tona”, ka thënë ai.

    Ai shtoi se Kuvendi i Kosovës, si organ që e ka emëruar Bordin e ZRRE-së, mban përgjegjësi për shkarkimin e tij.

    “Kuvendi i Kosovës është organi që e ka emëruar Bordin e ZRRE-së, andaj është përgjegjës edhe për shkarkimin e tij. Ndërkohë, nga Qeveria do të kërkojmë që të ushtrojë përgjegjësinë e saj përmes mekanizmave të mbikëqyrjes së sistemit energjetik dhe mbrojtjes së interesit publik”, tha ai.

    Në mungesë të veprimeve konkrete, Hasanaj ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen.

    “Nëse nuk ndërmerren veprime konkrete dhe Bordi nuk shkarkohet, protestat do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen. Zëri i qytetarëve nuk do të ndalet”, u shpreh Hasanaj për “Front Online”.

     

    Sindikalisti Sefaj: Të shkarkohet bordi i ri i ZRRE-së dhe të anulohet vendimi për shtrenjtimin e rrymës

    Sindikalisti Ali Sefaj ka njoftuar për “Front Online” se protesta e radhës do të mbahet në fundjavën e ardhshme para Kuvendit të Kosovës.

    Sipas Sefajt, qëllimi i protestës është presioni ndaj institucioneve që pas konstituimit të Kuvendit të shkarkojnë Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

    “Protesta e radhës presim që të mbahet fundin e javës tjetër. Protesta do të mbahet para Kuvendit. Po presim që pas konstituimit të Kuvendit të shkarkohet bordi i ZRRe-së e të emërohen Bordi i ri, i cili do ta anuloj vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike”, deklaroi Sefaj.

     

    Ekonomisti Bellaqa: Qeveria është dashur ta shtyjë vendimin e ZRRe, po dëmtohen qytetarët

    Ekonomisti Jakup Bellaqa ka reaguar ndaj vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.10%, duke e cilësuar si një barrë shtesë për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë.

    “Shtrenjtimi e vështirëson jetën e kategorive me të hyra të ulëta, si pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Ndikon edhe në zinxhirin furnizues të artikujve bazik jetësor,” theksoi Bellaqa për “Front Online”.

    Ai shtoi se Qeveria është dashur të shtyjë këtë vendim të paktën deri vitin e ardhshëm, ndërsa ZRRE do të duhej të propozonte tarifa të përshtatura me koston reale./FrontOnline

     

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.