Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar listën e kandidatëve të saj për deputetë në Kuvendin e Kosovës, duke zbuluar renditjen me numrat rendor të secilit kandidat.
Ajo që bie menjëherë në sy është se dhjetëshen e parë të kësaj liste e përbëjnë kryesisht figura të vjetra të partisë, ndërsa aderimet e reja janë renditur në pozita më të ulëta në listë, shkruan FrontOnline.
Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen është Altin Krasniqi, djali i sekretarit të PDK-së, Jakup Krasniqi, i cili u bë pjesë e partisë kohët e fundit dhe që u prit me shumë bujë. Ai është renditur me numrin 20 në listën e PDK-së.
Po ashtu, Arbër Behluli, djali i këngëtares Shkurte Fejza, është renditur në pozitën 24 në këtë listë.
Këta emra të rinj se janë renditur pas figurave tradicionale të partisë, që vazhdojnë të mbajnë pozita të larta në listën e PDK-së/ FrontOnline/