×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari: Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt, i mirë organizuar nga “njerëzit e vendit tonë”

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur për zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale, ndërsa ka thënë se aksioni i EULEX-it për arrestimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ka qenë mirë i organizuar nga “njerëzit e vendit tonë”.

    Ai ka thënë se nuk është kundër Gjykatës Speciale, por drejtësia të jetë për të gjithë dhe jo e njëanshme.“Nuk jam kundër gjykimit të krimeve të luftës, sepse qysh kur është shpallur Kosova e pavarur, unë i kam thënë kryeministrit të atëhershëm që të themelohet një gjykatë për gjykimin e krimeve të luftës, pasi që çdo vend që del nga lufta duhet të kalojë nëpër këtë proces”, ka thënë Jashari në “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në Kanal 10, .

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dalë nga gjiri i popullit dhe në krye me NATO-n kemi arritur që të çlirohemi, për çfarë? Deri kur kështu? Për të ardhur në një ditë që të shohim kësi lloj skenarësh të organizuara”, ka thënë Jashari.

    Ai ka thënë se është e dhimbshme që Policia e Kosovës në ditën e arrestimit të Hysni Gucatit tek zyrat e OVL të UÇK-së, ka bërë mburojë për policët e huaj të cilët kanë kryer aksione brenda pa folur asnjë fjalë shqip.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas publikimit të këtij raporti për Front Online e ka komentuar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Miftaraj...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa ka folur për rëndësinë e paraqitjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Chelsea duhet të respektojë rregullat e “Fair Play Financiar”, prandaj për të mbajtur në rregull bilancet e klubit është i detyruar që...
    Sport23 Prill 2024
    Evropian Fabio Capello ka identifikuar një lojtar për të cilin ai beson se do ta dëmtojë Anglinë në Kampionatin 2024 që do...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot panairin e bizneseve Hannover Messe, që këtë vit po zhvillohet nën moton “Energizing...
    Sport23 Prill 2024
    Unai Emery, trajneri i Aston Villas, ka qetësuar zërat e spekulimeve që e kanë lidhur atë me një kalim të mundshëm te...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Lajme23 Prill 2024
    Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023 është thënë se Kosova ka probleme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.