×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj i lut deputetët: Angazhohuni që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me Sindikatat

    FrontOnline
    19 Maj 2022

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të angazhohen që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me Sindikatat.

    Përmes një letre, dërguar të gjithë deputetëve Jasharaj, ka thënë se të gjitha sindikatat me muaj të tërë janë angazhuar që të kenë dialog me Qeverinë por kjo nuk ka ndodhur,

    E, si pasojë e kësaj është krijuar një situatë e tensionuar dhe SBAShK-u e sindikatat tjera kanë nisur me veprime të kufizuara e të përshkallëzuara sindikale, por duke i dhënë kohë e hapësirë Qeverisë për  dialog e marrëveshje.

    Në letrën dërguar deputetëve thuhet së nëse edhe pas protestës së nesërme Qeveria hesht atëherë arsimi dhe sektorët tjerë po shkojnë drejt grevës së përgjithshme.

    Letra e plotë dërguar deputetëve:

    Apel deputeteve dhe deputetëve të Parlamentit të Kosovës

    Deputete e deputetë angazhohuni që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me  sindikatat

    Të nderuara  deputete, të nderuar deputetet të parlamentit të Republikës së Kosovës  SBASHK-u dhe sindikatat tjera duke respektuar zërin e anëtarësisë së tyre me muaj të tërë janë angazhuar , edhe përmes BSPK-së, që të kenë dialog  me Qeverinë e për të arritur marrëveshje të pranuar për kërkesat legjitime të të punësuarve në arsim dhe në sektorët tjerë.

    Mungesa e gatishmërisë së Qeverisë për dialog  ka bërë që të krijohet situatë e tensionuar  dhe SBASHK e sindikatat tjera   kanë nisur me veprime të kufizuara e të përshkallëzuara  sindikale, por duke i dhënë kohë e hapësirë Qeverisë për  dialog e marrëveshje.

    Ju kujtojmë se ndodhi protesta e 8 prillit me pjesëmarrjen vetëm të udhëheqësve sindikal , por Qeveria heshti, ndodhi edhe greva njëorëshe më 12 maj në tërë sektorin e arsimit  që nga çerdhet e deri në universitete dhe prapë Qeveria heshti. Të premten , më 20 maj, do të jetë protestë  me pjesëmarrje të të punësuarve në arsimim  dhe tërë sektorin publik  dhe nëse edhe pas kësaj  Qeveria hesht dhe nuk  angazhohet për dialog e marrëveshje me sindikatat, atëherë  arsimi dhe sektorët tjerë po shkojnë drejt grevës së përgjithshme , të cilën ne nuk e dëshirojmë  dhe prandaj po ju drejtohemi Juve të nderuara deputete  dhe juve deputetë të nderuar  që të angazhoheni  dhe në një debat konstruktiv  të ndihmoni që të ketë dialog e marrëveshje  të Qeverisë me sindikatat ./FrontOnline

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.