[wp-story]

Bota/Rajoni

Japoni, arrestohet i moshuari se telefonoi 24.000 herë operatorin telefonik!

Japoni, arrestohet i moshuari se telefonoi 24.000 herë operatorin telefonik!
17:03 | 16 Dhjetor 2019

Një i moshuar 71-vjeçar në Japoni është arrestuar pasi I telefonoi 24.000 herë operatorit telefonik të një kompanie telekomunikacioni.

Sipas mediave japoneze, policia e Tokios njoftoi se e ka vënë në pranga Akitoshi Okamoto për “pengim të punës”, sepse ka telefonuar pa reshtur operatorin telefonik të kompanisë së telekomunikacionit KDDI me pretendimin se i ishte shkelur kontrata.

Policia bëri të ditur se pensionisti dëshironte që të kërkohej falje për shkak të shkeljes së bërë kontratës së tij. Ai ka arritur madje t`i ofendojë punonjësit e kompanisë e në disa raste ka ndërprerë telefonatën sapo ata kanë ngritur telefonin.

Raportet në media tregojnë se Japonia është duke u përballur me probleme sociale për shkak të rritjes së moshës së popullsisë.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera