×
  • Lajme
  • Lajme

    Janjiq: Parakusht për dialogun, respektimi i të drejtave dhe lirive për të gjithë në Kosovë

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, vlerësoi se parakushti kryesor për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit është respektimi i barabartë i të drejtave dhe lirive për të gjithë në Kosovë dhe se siç tha ai “është absurde të zhvillosh një dialog në të cilin Serbia duhet të përmbushë dëshirat e palës tjetër’.

    “Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm kryesisht për normalizimin e jetës në Kosovë dhe në rajon. Por parakushti kryesor për dialog është respektimi i barabartë i të drejtave dhe lirive për të gjithë në Kosovë, gjë që nuk është rasti’, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

    Sipas tij, çdo zgjidhje e nxituar ose e imponuar që privilegjon në mënyrë të njëanshme njërën palë dhe dëmton tjetrën është në thelb e pazbatueshme dhe e padrejtë.

    “Të këmbëngulësh për ndryshimin e kufijve në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KB si një parakusht për një marrëveshje është një thirrje e hapur për konflikt të mëtejshëm në të gjithë rajonin”, shkroi Janjiq.

    Janjiq potencon se dialogu duhet të vazhdojë me vullnet të mirë dhe të përmirësojë jetën e njerëzve, të mbrojë trashëgiminë e rrezikuar serbe në Kosovë, të ndalojë emigrimin e të rinjve dhe të përmirësojë situatën ekonomike është jetike.

    Një zgjidhje e drejtë e situatës në Kosovë, theksoi Janjiq do të ndikojë shumë në të ardhmen dhe reputacionin e BE-së si një ndërmjetësues.

    “BE në këtë rol, me qëndrimin e vendeve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, kryesisht për shkak të pasojave të mundshme për vendet e tyre, ka detyrimin të mbetet statusor neutral dhe një ndërmjetës i vullnetit të mirë,” shkroi më tutje Janjiq, raporton portali serb “Kosovo Online”.

    Ai arriti në përfundimin se roli i Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm, veçanërisht nëse mbështetet kërkimi për një zgjidhje të ekuilibruar, respektimi i të drejtave njerëzore dhe fetare.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, ku thuhet se nuk pati...
    Lajme23 Prill 2024
    Sot janë mbajtur zgjedhjet për dekan në njësitë akademike të UP-së, ashtu siç e kishte paraparë statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan...
    Lajme23 Prill 2024
    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi i cili po dyshohet për ngacmim...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Policia në Prizren, bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti “Dhuna ne Familje”, ka realizuar  aktivitetet e planifikuara në koordinim me DKA-në...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas thirrjes së Listës Serbe për bojkot, qytetarët serb të dielën pothuajse tërësisht kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Komuniteti turk. Ajo tha se komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi...
    Sport23 Prill 2024
    Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë. Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Ramiz Qeriqi është duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq. Ai tha se gjatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.