[wp-story]

Lajme

Janë përuruar hapësirat e rinovuara në Klinikën e Endokrinologjisë

Janë përuruar hapësirat e rinovuara në Klinikën e Endokrinologjisë
16:50 | 06 Shtator 2019

Janë përuruar hapësirat e rinovuara në Klinikën e Endokrinologjisë, ku pacientët tash e tutje do kenë kushte moderne, me infrastrukturë dhe pajisje bashkëkohore.

Gjatë përurimit të kësaj klinike, Ministri Shëndetësisë, Uran Ismaili, theksoi se fondet e kursyera po kthehen në investime për përmirësim të shërbimeve shëndetësore për pacientët.
“Është kënaqësi e madhe të jesh në Klinikën e Endokrinologjisë dhe të shihen ndryshimet që kanë ndodhur dhe të takosh pacientët ku ata të jenë dëshmitar të ndryshimeve. Është kënaqësi të shohësh që fondet të cilat nuk akuzohen kthehen në investime direkte për qytetarët ashtu edhe për personelin shëndetësorë dhe bashkëdyzimit i vullnetit dhe energjisë ka arritur të krijojë një klinikë dhe mund të jemi krenarë”, u shpreh ai.

Drejtor i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, tha se po punohet në krijimin e hapësirave moderne në mënyrë që pacientëve tu ofrohen shërbime cilësore.
Ai theksoi se po punojnë për të mirën e pacientëve, ku në këtë klinik bashkë edhe nga donatorët e u krijuan këto hapësira moderne, e poashtu, Klinika është furnizuar me pajisje moderne.

Venera Berisha-Muharremi, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë, tha se këto investime janë bërë nga SHSKUK dhe investitorë privat.
“Ky është një investim që ka ndryshuar tërësisht shërbimet për pacientët” përfundoi ai.

Në këtë klinikë është bërë ngjyrosja, ndërrimi i dyshemesë, ndërtimit të pritores së re, modernizimi të sallës së edukimit, televizor për secilën dhomë të pacientëve.
Shtrati i ri i pacientëve e ka edhe butonin e tij për të thirrur infermieren në rast të ndonjë kërkese. / Front Online/ 

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera