×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jam mësu tu prit, tash edhe Vetëvendosjen po e presim”, rrëfimi prekës i nënë Ferdonijes në ditën e Çlirimit

    FrontOnline
    14 Qershor 2021

    Dita e çlirimit të Gjakovës, sjell vetëm dhimbe për Ferdonije Qerkezin nga Gjakova.Ajo humbi në luftë katër djemtë dhe bashkëshortin. Tash e 22 vjet jeton me kujtimin për më të dashurit e saj, kurse festat për të nuk kanë ndonjë rëndësi.

    Në ditën e Çlirimit të Gjakovës, Ferdonija ka ka rrëfyer për ndjesinë që ia kujton 14 qershori.

    “Kjo ditë më kujton të zezën teme, se nuk jam hiq për me fol. Është ditë çlirimi por çka për mu, shyqyr që është çliru populli i Kosovës së për mu mos vetë halli”, ka thënë Qerkezi për Infokus.E për të 14 qershori i 1999 ishte gëzim i ndalur në gjysmë.

    Ndonëse ishte e lirë të shkonte në shtëpinë e saj, ajo nuk e gëzoi kurrë këtë liri më familjaret e saj.

    “Atë ditë u kujtojmë më ditë gëzimi, sepse u gëzum që u hi NATO-ja, por për fat të keq, popull shpëtoj por unë katër djemtë dhe bashkëshortin nuk takova asnjëherë, kështu që është gëzim i gjysmum për mu, më pa djemtë e mijë ish kanë gëzim i plotë. Kështu që data e festave vijnë e shkojnë por për mu çka?”, shprehet ajo.E duket se edhe shpresa i janë venitur që familjaret e saj do të gjendet ndonjëherë.Mirëpo ajo po pret nga Qeveria Kurti që t’ia plotësoj ëndrrën e vetme.“Po unë jam mësu që 22 vjet më pritë, pritë nga ajo parti pritë nga kjo parti, tash edhe partinë e Vetëvendosje po e presim çka po bon, jemi mësu tu prit qashtu”, thotë Qerkezi.Kujtojmë që më 14 qershor 1999 qytetarët e Gjakovës u çliruan nga forcat serbe.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.