×
  • Front TV
  • Front TV

    Jakup Krasniqi e pranon: Dy personat në arrati janë anëtarë të Nismas

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Kosova para dy ditësh është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër transaksioneve të ndryshme, ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove të buxhetit në llogari të një kompanie private, LDA Group Shpk, pronarët e së cilës janë përfolur se janë anëtarë të Nismas.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka pranuar se personat e përfshirë në skandal janë anëtarë të Nismas, por që nuk kanë funksione në institucione të vendit.

    “Zyrtari që ka qenë në atë ministri nuk është pjesë e strukturave të Nismas, por kandidatët e tjerë që janë përmendur janë anëtarë të Nismas, por që nuk kanë qenë pjesë të institucioneve dhe natyrisht që Nisma i ka marrë masat e veta në këtë drejtim. Për neve një veprim i tillë është i papranueshëm dhe se përgjegjësia kryesore është e Qeverisë dhe e institucioneve të shtetit që vërtetë nuk kanë marrë masa për të mbrojtur paratë e tatimpaguesve të Kosovës”, ka thënë ai, për Front Online.

    Krasniqi ka konsideruar që shteti ka dështuar në mbrojtjen e të dhënave dhe ndaj mundësisë për sulme të tilla.

    “Kjo duhet të themi se realisht këto sulme duan një mbrojtje dhe mbrojtja duhet të jetë profesionale. Konsideroj që institucionet e shtetit nuk i kanë marrë masat e duhura me profesionistë ta mbrojnë sulmin dhe konsideroj që njerëzit që vërtetë janë profesionistë të mirë është e udhës të vendosen në vendet e caktuara dhe ata duhet të jenë të stimuluar me paga mujore do të thotë Qeveria e ka përgjegjësinë që në institucionet e shtetit të merr nëpunës profesionistë dhe që e njohin mirë punën e tyre dhe që e kryejnë mirë detyrën e tyre”, ka thënë ai./Front Online

    https://www.youtube.com/watch?v=DrhO7SimSNo&feature=emb_title&ab_channel=FrontOnline

    Nga Rubrika
    Front TV09 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar sot në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...
    Front TV07 Shkurt 2025
    Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi një zjarr e ka përfshirë ish-objektin e Kino ABC-së tek Qafa në Prishtinë. Pamjet...
    Front TV07 Shkurt 2025
    Gjatë një konference për media, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, u bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen maksimalisht në orët e fundit...
    Të tjera
    Lajme16 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump,...
    Bota/Rajoni16 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se “nuk do të pranojë kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën”. Bëhet e...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Shtime ka bërë thirrje nga organet kompetente që të hetohen dyshimet se në këtë Komunë është...
    Vip16 Shkurt 2025
    Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama ka pranuar një dhuratë të veçantë nga adhuruesit e tij....
    Lajme16 Shkurt 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka nisur ditën me aktivitete. Përmes një video që ka shpërndarë në...
    Bota/Rajoni16 Shkurt 2025
    Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbajë një takim me liderët evropianë të hënën për të diskutuar situatën në Ukrainë, ka konfirmuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.