×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Liderët e vendit nuk po shqetësohen me ikjen e qytetarëve

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Ish Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në konferencën virtuale “Diaspora flet 2020”, e cila është organizuar nga Fondacioni Germin.

    Me këtë rast, ajo ka folur për emigracionin e qytetarëve të Kosovës jashtë vendit.

    “Përderisa në Shqipëri kishim regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, ndërsa në Kosovë kishim atë të Sllobodan Millosheviqit. Ai që guxonte të fliste hapur apo të shkonte kundër këtij regjimi, dënohej me torturë, burgim apo dhe me vdekje. Ishte dhe kriza për ekzistencë, shkalla e lartë e varfërisë, që i shtynte kosovarët që të kërkonin një jetë më të mirë. Edhe pas demokratizimit të vendeve tona pakënaqësitë kanë vazhduar të njëjta, ka mungesë të zhvillimit ekonomik, kemi një numër të lartë të qytetarëve që ikin nga vendet tona”, ka thënë ajo.

    Sa i përket liderëve të vendit, se a janë ata të shqetësuar për këtë problem, ajo tha se një pjesë edhe mund të jenë të shqetësuar, por fatkeqësisht nuk po e shohim këtë shqetësim, apo se kemi parë deri më tani.

    “Pandemia nga COVID ka tërhequr vëmendjen jo vetëm nga qeveritë tona por nga të gjithë në botë. Duhet të parandalojmë ikjen e qytetarëve tanë me plane konkrete. Duhet të analizojnë të gjitha faktorët shtytëse. Duhet zgjidhje funksionale dhe afatgjate që hyn në funksionë të shteteve tona dhe qytetarëve. Është momenti i fundit për vendime konkrete“, tha ajo./Express/

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.