×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja pse sipas deputetit të AAK-së Ramush Haradinaj duhet të votohet për president

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se janë disa arsye se pse kreu i subjektit në të cilin ai bënë pjesë, Ramush Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës.

    Selmanaj në Facebook ka thënë se arsyeja e parë është dialogu me Serbinë.

    Ai thotë se dialogut i duhet një president që ka identitet jo vetëm politik.

    Haradinaj ka një të kaluar jo vetëm politike është garancë e madhe për një zgjidhje të përhershme, jo të dhimbshme për Kosovën. Premisa e tretë prej nga duhet reflektuar për Presidentin e radhës, është fakti që Haradinaj për dy dekada është atakuar nga propaganda serbe, me qëllim që ta bëjë skenën politike të Kosovës me përfaqësues “më të mundur” dhe më të lehtë për dialog”, thotë ai.

    Selmanaj thotë se  zgjedhja e Haradinaj rezulton me predominim psikologjik në dialog me Serbinë, faktor shumë i rëndësishem në një dialog me një histori të vështirë.

    “Premisa e pestë është ajo diplomatike. Vetë perfaqësimi në dialog dhe pranimi nga bashkësia ndërkombëtare e Haradinajt si President e kryenegociator, i bën temat më të qarta për çfarë mund të negociohet, e çfarë jo.  Premisa e gjashtë, nëse Kosova do të përfaqësohej nen këtë nivel, domosdoshmërisht bashkësia ndërkombëtare ul pritshëmeritë për palën tonë, dhe me propagandën serbe në anën tjëtër, Kosova mund të rreshqasë në dialog teknik, dialog ky që prodhon nëntema në dëm të Kosovës, mbase edhe pa zgjidhje fare. Premisa e shtatë, me Haradinajn në krye, nëse vërtet kërkohet zgjidhje, ajo bindshēm është më e pranueshme për ne, për aleatët tanë, njëkohësisht shuan ambiciet e diplomacisë serbe për të mbajtur “peng politik” Kosovën”, ka thënë ai.

    Shkrimi i plotë:

    SHTATË PREMISA PSE HARADINAJ DUHET TË BËHET PRESIDENT

    . Premisa e parë, dialogut me Serbinë i duhet një President, së këndejmi edhe kryenegociator, i cili ka identitet jo vetem politik.
    . Premisa e dytë që Haradinaj ka një të kaluar jo vetëm politike është garancë e madhe për një zgjidhje të përhershme, jo të dhimbshme për Kosovën.
    . Premisa e tretë prej nga duhet reflektuar për Presidentin e radhës, është fakti që Haradinaj për dy dekada është atakuar nga propaganda serbe, me qëllim që ta bëjë skenën politike të Kosovës me përfaqësues “më të mundur” dhe më të lehtë për dialog.
    . Premisa tjetër, e katërta, zgjedhja e Haradinaj rezulton me predominim psikologjik në dialog me Serbinë, faktor shumë i rëndësishem në një dialog me një histori të vështirë.
    . Premisa e pestë është ajo diplomatike.
    Vetë perfaqësimi në dialog dhe pranimi nga bashkësia ndërkombëtare e Haradinajt si President e kryenegociator, i bën temat më të qarta për çfarë mund të negociohet, e çfarë jo.
    . Premisa e gjashtë, nëse Kosova do të përfaqësohej nen këtë nivel, domosdoshmërisht bashkësia ndërkombëtare ul pritshëmeritë për palën tonë, dhe me propagandën serbe në anën tjëtër, Kosova mund të rreshqasë në dialog teknik, dialog ky që prodhon nëntema në dëm të Kosovës, mbase edhe pa zgjidhje fare.
    . Premisa e shtatë, me Haradinajn në krye, nëse vërtet kërkohet zgjidhje, ajo bindshēm është më e pranueshme për ne, për aleatët tanë, njëkohësisht shuan ambiciet e diplomacisë serbe për të mbajtur “peng politik” Kosovën.

    RS

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.