Shpesh lëmë rrobat e palara në dhomë për disa ditë.
Kjo mund të duket e pafajshme për shëndetin tonë, por në fakt, është një zakon që duhet ta heqim. Sipas ekspertëve, aromat e njeriut që mbeten në rrobat e pista veprojnë si “magnet” për marimangat dhe shumë insekte edhe nëse nuk i shohim me sy.
Sipas një studimi të ri nga ekspertët e Universitetit të Sheffield, rrobat e pista që hedhim në dhomën e gjumit janë një magnet për çimkat dhe insektet e tjera. Çimkat zakonisht fshihen në qepjet dhe në brendësi të dyshekëve ose nën shtretër, por ato gjenden edhe diku tjetër.
Meqenëse ushqehen me gjak, ne mund t’i gjejmë kudo. Ekspertët që kanë studiuar këtë temë arritën në përfundimin se rrobat duhet t’i vendosim në një shportë dhe të mos i lëmë aty për shumë ditë. Për të shmangur përhapjen e tyre në shtëpi, këshillohet t’i lani rrobat sa më shpejt.
“Insektet e ashtuquajtura “insekte shtrati” tërhiqen nga njerëzit dhe prandaj thuhet se rrobat e ndotura mund t’i tërheqin njësoj, duke lejuar që këto insekte të rriten në numër dhe të përhapen në shtëpi.”, thuhej në studim.