[wp-story]

Lajme

Ja çka i bënë PDK-së, sekretari i LDK-së, ka një kusht të madh për VV-në

Ja çka i bënë PDK-së, sekretari i LDK-së, ka një kusht të madh për VV-në
21:58 | 01 Gusht 2019

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, për dallim prej të tjerëve, ai sonte ia ka bërë dy vija të kuqe bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Beqiri në Debat Plus, ai ka thënë se edhe më herët ka menduar se LDK nuk duhet që të bëjë koalicion me PDK-në dhe i qëndron prapa atij mendimi.

“Herave tjera ia kam bërë një vijë, tash po ja bëjë dy vija të kuqe PDK-së, ka thënë Beqiri.

Kurse, sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Beqiri ka thënë se me këtë parti kanë dallime shumë të mëdha, mirëpo ai u shpreh se bashkëpunimi me VV-në mund të ndodhë vetëm nëse posti i kryeministrit i takon LDK-së.

Ai thotë se LDK mund të bashkëpunojë me VV-në, por edhe me AAK-në dhe NISMA-n.

Po ashtu, sipas tij në këtë koalicion mund të bashkohet edhe Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera