×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja çfarë simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

    FrontOnline
    08 Shkurt 2023

    Albian Gagica, autor i logos së 15-vjetorit të pavarësisë dhe asaj të 25-vjetorit të Epopesë, ka folur për simbolikën e tyre.

    Gagica tha se logoja e pavarësisë është moderne dhe në të janë përdorur ngjyra të ndryshme me domethënie të veçanta.

    “Logoja është moderne, para se ta dizajnoj kam shikuar disa logo që janë bërë më herët dhe të gjitha kanë qenë me ngjyrat e flamurit, që nuk ka diçka gabim, por kam dashur të bëj diçka më ndryshe, kam futur më shumë ngjyra, kam futur ngjyrën rozë për rolin e gruas në shoqërinë tonë, ngjyrat kuq e zi në mes të logos, flamuri i Kosovës dhe e gjelbra që simbolizon të ardhmen. Mendoj që ngjyrat janë të qëlluara”, u shpreh Gagica, njofton Klankosova.tv.

    Ai tha se nuk i bëjnë përshtypje komentet negative nëpër rrjetet sociale për këto logo që qeveria sot i publikoi për nder të shënimit të këtyre përvjetorëve të rëndësishme.

    “Logoja është ajo që e shihni, ngjyrat janë ato që janë, komente ka nga më të ndryshmet, nuk kam ndonjë koment për disa që i lexova, unë nuk mund të bëj logo të zezë. Kosova ka ngjyra, ka rini me ngjyra, nuk kam nevojë t’i shpjegoj askujt asgjë”, shtoi ai.

    Ai shtoi se logoja është e dizajnuar me rrathë e katror për një Kosovë multi etnike.

    “Qëllimi ka qenë ta dizajnoj një logo moderne dhe se Kosova është pjesë e Evropës dhe aty e kemi vendin”, u shpreh ai./FrontOnline

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.