×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ja çfarë në të vërtetë hani kur konsumoni një hamburger

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Ne tanimë e dimë se ushqimi i shpejtë, nuk është i duhur kur bëhet fjalë për të ngrënë shëndetshëm, megjithatë shumë persona janë të varur nga shija e tyre. Duke marrë parasysh fluksin dhe intensitetin e jetës së sotme, shumë njerëz e gjejnë më të lehtë të marrin një ushqim të shpejtë, sesa të përgatisin diçka vet, prandaj ushqimet e shpejta duken si një opsion i mirë.

    Por, a e dimë me të vërtetë se çfarë po hamë kur e marrim një hamburger apo patate të skuçura? Sipas ekspertëve të Medical Daily, ju nuk jeni duke ngrënë vetëm mish të përpunuar apo ca patate të zhytura në vaj, por këta janë disa përbërës të tjerë, të cilët janë pjesë përbërëse e këtyre ushqimeve:

    Acid nitrik dhe pirofostat– patatet e skuqura, që fatkeqësisht të gjithë i duam janë të përbëra nga komponentë shumë të dëmshëm siç është pirofosfat natriumi. Mirëpo, çfarë ështëk y përbrës? Fosfatet zakonisht përdoren në produkte të pjekura, në djath dhe drithëra. Ato përdoren për të shtuar vëllimin dhe ajrin e një produkti. Edhe pse i padukshëm, ky përbërës mund të çoj në osteoporozë apo densitetit të ulët të kockave. Sipas Qendrës për Shkenca, shumica e njerëzve përdoin çdo ditë ushqime që përmbajnë fosfate, duke e përkeqësuar kështu shëndetin e zemrës, kockave dhe veshkave.

    Vaj palme– për shkak të pikës së lartë të vlimit, vaji i palmës është zgjidhja e përkryer për skuqjen e shumë produkteve të ushqimeve të shpejta, duke përfshirë edhe sanduiçet. Ndonëse janë bërë shumë studime për vajin e palmës, ka ende dyshime që ky lloj vaji ka një përmbajtje shkatërruese për organizmin.

    Vaj soje i hidrogjenizuar–  ky vaj i cili është prezent në shumë ushqime të shpejta, ka një ndikim negativ për kolesterinën e keqe në gjak. Në bazë të studimeve, vaji i sojës e ulë kolesterinën e mirë dhe e rrit sasinë e kolesterinës së keqe në gjak.

    Derivate të maltozës– një përbërës tjetër i zakonshëm, i përdorur si një fryes i ushqimeve është edhe maltaza, e cila është një polisakarid i prodhuar nga misri dhe përdorimi i tepërt i saj nuk është i këshillueshëm nga ekspertët shëndetësorë.

    Mono dhe digliceridet– këta dy përbrës përdoren për “jetëgjatësinë” e ushqimeve, prandaj i japin ushqimeve shije artificiale dhe janë mjaft të dëmshme sidomos për sistemin tretës.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Prill 2024
    Shumë vite më parë njerëzit i shmangnin domatet sepse kishin frikë t’i hanin. Megjithatë, sot vlerësohet se prodhohen 1.5 miliardë ton domate...
    Lifestyle15 Prill 2024
    Kujdesuni për to në këtë mënyrë dhe do të keni pemë frutore të bukura në ballkonin tuaj. Këshilla nga kultivuesit profesionistë të...
    Lifestyle15 Prill 2024
    Dashi Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtij lajmi i është gëzuar...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Për këtë ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.