×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja çfarë ndodhë nëse Kushtetuesja e rrëzon Qeverinë “Hotit”

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Gjykata Kushtetuese sot mund të vendos për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, në rast se gjyqtarët e këtij organi që është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, vendosin ta shpallin të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

    Kushtetuesja aktualish po e mban një seancë publike virtuale ku janë duke u dëgjuar opinionet e palëve, derisa në fund do të publikohet edhe verdikti lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi. Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.

    Në rast të rrëzimit të Avdullah Hotit, ish-kryeministrit Albin Kurti do t’i jepet sërish mundësia që të kthehet në krye të Ekzekutivit. Në atë situatë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, duhet që ta kërkojë një emër nga Lëvizja Vetëvendosje për ta drekretuar si mandatar për formimin e qeverisë së re.

    Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treaguar të hënën në emisionin DPT te Fidani në T7 se cfarë do të ndodhë nëse Kushtetuesja shpallë të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

    “Nëse shpallet e pavlefshme, atëherë kthehemi tek Kurti”, ka thënë ai. “Kurti kthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedhë se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri u.d. presidentit”.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili...
    Lajme23 Prill 2024
    Serbisë iu kërkua t’i mbajë përgjegjës personat e involvuar në sulmin në Banjskë, dhe SHBA-ja porositi zëshëm në OKB që një sulm...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit (shofer i kamionit) për shkaktimin e një aksidenti...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Jude Bellingham është bërë futbollisti i parë ndonjëherë që fiton një çmim shumë prestigjioz, vetëm një ditë pasi shënoi golin e fitores...
    Sport23 Prill 2024
    Real Madridi ka njoftuar tashmë çmimin e biletave për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë gjysmëfinale...
    Sport23 Prill 2024
    Duket se nuk është nënshkruar ende historia që do ta sjellë Kylian Mbappen në fanellën e Real Madridit në verën që vjen....
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje...
    Vip23 Prill 2024
    Sara Hoxha është aktualisht një nga vajzat më të komentuara në mediat rozë. Ajo ka ndryshuar sërish look, duke lyer flokët e...
    Vip23 Prill 2024
    Duket se edhe ajo nuk i ka shpëtuar dot tundimit për t’ju bashkuar trendit më të famshëm të flokëve që do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.