×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli përgatitet për tensione, sot mbahet marshi hebre

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Izraelitët dhe palestinezët po përgatiten për tensione të mundshme para marshit të planifikuar të ultranacionalistëve hebrenj nëpër Jerusalemin Lindor, që do të mund të nxitë protesta dhe përleshje me policinë vetëm disa javë pas përfundimit të luftimeve.

    Ky marsh paraqet test të hershëm për qeverinë e re izraelite, e cila u betua të dielën. Qeveria po cilësohet si e brishtë. Në koalicionin e ri qeveritar ka parti të tërë spektrit politik, përfshirë një parti të vogël arabe.

    Anulimi i mundshëm i këtij marshi nga qeveria e kryeministrit Naftali Bennett do të sillte kritika të shumta nga ata që veprimin do ta cilësonin si dorëzim para pushtetarëve të Hamasit në Gaza, shkruan The Guardian.

    Në anën tjetër, Hamasi u ka bërë thirrje palestinezëve që t’i rezistojnë këtij marshi.

    Mansour Abbas, partia e vogël e të cilit është grupi i parë arab që bëhet pjesë e një koalicioni qeveritar në Izrael, i tha një radiostacioni lokal se kundërshton çfarëdo provokimi, duke shtuar: “Kushdo që e ka shikuar dhe që e ka ndjekur këtë paradë e di se cili është qëllimi i saj.”

    Policia e ka miratuar kërkesën e marshuesve që të kalojnë nëpër Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, ku protestuesit palestinezë u përleshën me policinë rreth kufizimit të tubimeve publike gjatë Ramazanit në prill dhe maj.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja izraelite janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ka thënë Turqia....
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e ka quajtur hap të rëndësishëm mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit të Asamblesë Parlamentare në favor të Kosovës. Ai ka thënë se përkrahja e...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Sport16 Prill 2024
    Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka arritur një sukses tjetër. Ai është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Ligën franceze...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.