Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Izet Sadiku, ka vizituar sot kompaninë Fox Group, një ndërmarrje që ofron shërbime telemarketingu nga Kosova për kompani të ndryshme në Gjermani.
Gjatë vizitës, Sadiku përmendi rëndësinë e kësaj kompanie për zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar mundësi pune për shumë individë në Kosovë.
“Fox Group luan një rol kyç në rritjen e ekonomisë vendore, duke ofruar mundësi punësimi dhe zhvillim profesional për qytetarët tanë. Kontributi i saj është i paçmuar, duke i mundësuar Kosovës të eksportojë shërbime dhe të hyjë në tregje ndërkombëtare”, u shpreh Sadiku.
Shkrimi i plotë: