[wp-story]

Bota/Rajoni

Iu dogj shtëpia, burri mbijeton në Alaskë për tre javë pa shumë ushqime e rroba

Iu dogj shtëpia, burri mbijeton në Alaskë për tre javë pa shumë ushqime e rroba
18:41 | 13 Janar 2020

Një burrë nga Utah u gjet i gjallë në disa zona të thella të Alaskës afërsisht tre javë pas zjarrit që i dogji shtëpinë, i vrau qenin dhe e la jashtë, me shumë pak ushqime e veshje. 30 vjeçari Tyson Steele, po qëndronte në gërmadhat e shtëpisë së tij në Luginën e largët Susitna. Miqtë e Steele i kishin kërkuar autoriteteve të kryenin një kontroll për të parë nëse ishte në rregull, sepse nuk po arrinin të lidheshin me të. Tyson kishte arritur të krijonte me gërma të mëdha fjalën “Ndihmë” në mesin e dëborës, e kjo i erdhi në ndihmë ekipeve të shpëtimit që po verifikonin zonën nga ajri me helikopter. “Çdo gjë që unë zotëroja ishte në atë banesë”, tha më pas Tyson.

Deri në një javë pas zjarrit, 30 vjeçari kishte mundur të mbijetonte falë disa konservave dhe gjalpit të kikirikut. Mbi sobën e tij të shkatërruar, kishte arritur të krijonte një lloj strehe, ku flinte gjatë natës. Ai rrëfeu se shtëpia kishte marrë zjarr me një shpejtësi të frikshme.

I riu nuk e njihte shumë mirë zonën përreth, dhe nuk dinte se cilat kanale ujore të saj kishin ngrirë mjaftueshëm aq sa për të kaluar mbi to. Edhe telefonin që kishte, e humbi mes flakëve. Ndaj gjithë cfarë mbetej, ishte të shpresonte se dikush do të vinte e ta kërkonte. Dhe për këtë, iu desh të priste tre javë, por sigurisht, mund të kishte shkuar edhe më keq!

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera