Bota/Rajoni

Italiani tentoi ta marrë vaksinën duke vënë krah prej silikoni, si e zbuloi infermierja

Italiani tentoi ta marrë vaksinën duke vënë krah prej silikoni, si e zbuloi infermierja
08:06 | 03 Dhjetor 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 50 vjeçar ka shkuar ta marrë vaksinën antiCOVID me dorë silikoni.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Biella, ku 50-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë publik kishte shkuar që të merrte vaksinën me parakrahun e tij silikon ndërsa dorën e tij të vërtetë e kishte pas shpine, shkruan ABC.

Mediat bëjnë me dije se ka qenë infermierja ajo që e ka kuptuar se krahu ishte silikon sapo e ka prekur atë.

Ndërkohë synimi i 50- vjeçarit ishte të merrte një certifikatë vaksinimi pa marrë vërtet vaksinën.

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera